• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbrojtja në "Lidhjen ndërkombëtare" kërkoi heqjen e aktvendimit të shkallës së parë, i akuzuari kërkon të hidhen poshtë ankesat

Mbrojtja në

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Mbrojtja e të akuzuarve në rastin "Lidhja ndërkombëtare" sot në Gjykatën e apelit Shkup kërkoi të fuqizohen ankesat e tyre me të cilat aktvendimin ndëshkues kundër Bojan Jovanovskit dhe të akuzuarve të tjerë e cekin si të pabazë. Prokurori publik, nga ana tjetër, kërkoi një pjesë e ankesave të hidhen poshtë si të pabaza.

Sipas avokatit, Sashko Dukovski, siç tha, edhe sikur gjithçka të ishte në rregull me këtë aktvendim, askush nuk mund të garantojë se gjykatësi i shkallës së parë ka qenë i paanshëm.

"Edhe sikur gjithçka të jetë në rregull me këtë aktvendim, nuk mund të anashkalohet fakti që gjykatësi i cili kërkoi të përjashtohet nga gjykimi në gjykatën e shkallës së parë, sepse mori pjesë në Këshillin gjyqësor në rastin 'Reket', që gjithashtu ka të bëjë me të akuzuarin Bojan Jovanovski, por nuk e përjashtuan dhe vazhdoi të veprojë rreth lëndës", theksoi Dukovski.

Sipas tij, askush nuk mund të garantojë se ky gjykatës nuk ka qenë i paanshëm.

Dukovski, avokati i Vlladimir Tufegxhiq dhe i akuzuari Bojan Jovanovski, në paraqitjet e veta para Gjykatës, i tregoi për disa shkelje të të drejtave gjatë aktvendimit të shkallës së parë dhe interpretim të padrejtë të dëshmive, për ç'shkak, konsiderojnë se i njejti duhet të hiqet.

I akuzuari Bojan Jovanovski në paraqitjen e tij kërkoi gjykim të drejtë.

Aktvendim lirues kërkoi edhe avokati i të akuzuarës Jasna Hercegoviq, Stevan Pavlevski, sipas të cilit nuk ka elemente për vepër penale - mashtrim.

Prokurori publik, Burim Rustemi, në fillim të paraqitjes së tij foli për komentin e avokatit Dukovski dhe theksoi se, sipas tij, kjo nuk paraqet shkelje.

Sipas tij, është shumë e qartë se të dëmtuarit janë dëmtuar në kontekst të asaj se ata janë hamendësuar, dhe kjo, siç tha, nuk është aspak kontestuese.

Prokurori Rustemi kërkoi ankesat e të akuzuarve të refuzohen si të pabaza, aktvendimi për të akuzuarën Frosina Remenski të konfirmohet, ndërsa ankesa e të akuzuarës Jasna Hercegoviq të fuqizohet si e bazuar në pjesën për vepër penale - mashtrim.

Gjykimi për "Lidhjen ndërkombëtare" përfundoi më 7 prill 2022. Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës themelore penale - Shkup caktoi gjithsej 14 vite burg për të akuzuarit dhe atë vendimi i vetëm me burg prej nëntë viteve për të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski për "mashtrim" dhe "larje parash dhe të ardhurave të jera nga vepra ndëshkuese".

E akuzuara Jasna Hercegoviq, gjithashtu është shpallur fajtore për "mashtrim" dhe "larje parash dhe të ardhurave tët jera nga vepra ndëshkuese" me çka gjykata asaj i caktoi dënim të vetëm me burg prej katër viteve në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Këshilli gjyqësor i liroi nga aktakuza për "mashtrim" të akuzuarit Frosina Remenski dhe Hristina Bllazhevska, përderisa Bllazhevska, akuzohet vetëm për "larje parash dhe të ardhurave të jera nga vepra ndëshkuese" dhe dënohet me dënim me burg prej një viti.

Gjykata, të akuzuarit Mile Jovanovski, për vepër penale "larje parash dhe të ardhurave të jera nga vepra ndëshkuese" dhe për "mbajtje, përpunim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë apo materie shpërthyese" i cakton dënimine  vetëm me burg prej dy viteve, i cili nuk do të kryhet nëse i akuzuari në afat prej pesë viteve pas aktvendimit fuqiplotë nuk kryen vepër tjetër penale.

Personin juridik "Lidhja ndërkombëtare" gjykata e dënoi me dënimin prej një milionë denarëve.

Aktvendimi i Gjykatës së Apelit do të publikohet plotësisht. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR