• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e hendbollistit Tot kërkuan përsëritje të procedurës

Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e hendbollistit Tot kërkuan përsëritje të procedurës

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat, Denis Tot, sot në Gjykatën e Apelit në Shkup i arsyetuan ankesat e veta të aktvendimit të Gjykatës themelore penale Shkup dhe kërkojnë përsëritje të procedurës. Ata konsiderojnë se aktvendimi është i pabazë për shkak të shkeljes thelbësore të dispozitave të procedurës penale, gjendjes faktike të konstatuar gabim, shkeljes së Kodit penal dhe vendimit për sanksion penal.

Ile Tanev, mbrojtës i të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, në seancën e sotme publike theksoi se motivet që janë cekur për vrasje, siç tha, "nuk mund të qëndrojnë sepse nuk ka pasur kurfarë njohuie mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit".

"Në një gjendje të këtillë nuk ekziston kurfarë paramendimi. E kontestojmë pjesën se Gjykata pranon se tek tre të akuzuarit ka lindur një lloj paramndimi, që të tre e kanë kryer këtë vepër penale", tha Tanev.

Sipas tij, rrethanat që u shkojnë në dobi të akuzuarve nuk janë marrë parasysh.

"Siç është zënka verbale në taksi, mënyra e situatës së krijuar dhe ajo që Anxhelo ofron ndihmën e parë", theksoi Tanev.

Sipas avokatot, gjendja e alkoolizuar e hendbollistit ka kontribuar mjaft për të nodhur ajo që ndodhi dhe pasojat të jenë të tilla siç ishin.

Mbrojtësi i të akuzuarës Klementina Levkovska, Emil Gugutçeski, kërkoi që lëdna të kthehet sërish në gjykim dhe theksoi se gjykata nuk e ka siguruar dëshmitarin kyç, përkatësisht taksistin.

Elenko Millanov, mbrojtës i të akuzuarit Andrej Kostovski, theksoi se kjo vepër nuk mund të cilësohet si vrasje apo bashkëkryerje e veprës.

Të akuzuarit, gjithashtu, iu bashkangjitën ankesave të mbrojtësve të tyre dhe cekën se nuk kanë dashur të ndodhë ajo që ndodhi.

Prokuroria, nga ana tjetër, propozoi ankerat të refuzohen si të pabaza, sepse, sipas tyre, gjendja faktike është konstatuar në mënyrë të rregullt.

Gjykata themelore penale Shkup në nëntor të vitit të kaluar e dënoi Anxhelo Gjorgjievskin dhe Klementina Levkovskën me nga 18 vite burg, ndërsa Andrej Kostovskin me 16 vite për vrasjen e hendbollistit kroat i cili vdiq më 8 prill të vitit të kaluar, pasi që ishte rrahur nga të akuzuarit para një klubi të natës në Parkun e Qytetit në Shkup.

Sipas aktakuzës, Gjirgjievski, Levkoska dhe Kostovski, më 7 prill, pas një zënke të shkurtë verbale e kanë sulmuar hendbollistin Tot dhe e kanë i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda trupore nga të cilat atij fillimisht i shkaktuan gjendje kome, ndërsa ditën tjetër ndërroi jetë.

Procesin e udhëhoqi gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte prokurorja Tanja Trajçevska. ab/

Foto: MIA Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR