• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mbrojtja e Rashkovskit kërkoi aktvendim lirues për rastin "Softuerët"

Mbrojtja e Rashkovskit kërkoi aktvendim lirues për rastin

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Motivi aq sa ishte dëshmim i pafajësisë, aq ishte edhe dëshmimi i një mënyre të re të zhvillimit të praktikës gjyqësore, deklaroi sot i akuzuari Dragi Rashkovski në fjalët e tij përmbyllëse për rastin "Softuerët".

Në Gjykatën themelore penale Shkup, Rashkovski sot hollësisht i arsyetoi fjalët përmbyllëse dhe i paraqiti argumentet me të cialt i depërton, siç tha. "shtatë teoritë e Prokurorisë".

Rashkovski foli hollësisht për dëshmitë e paraqitura për të cialt pati vërejtje për rregullshmërinë e tyre. Ai i veçoi dëshmitë e ekspertëve të cilët, siç tha, konstatuan se të gjitha procedurat janë zhvilluar në pajtimm me Ligjin për furnizime publike.

"Ekspertët e mbrojtjes he ekspertët e Prokurorisë, konkludojnë se proceduart janë zhvilluar në pajtim me Ligjin për furnizime publike", tha ai.

Në fjalët e tij përmbyllëse, i akuzuari Rashkovski paraqiti qëndrime për depërtim të dëshmive digjitale, si dhe analizë të dëshmive specifike të Prokurorisë.

"Në tërë këtë proces, mbrojtja ishte ajo që sulmonte, ndërsa prokuroria ndaj sulmeve të tilla nuk pati kurfarë përgjigje. Deviza e mbrojtjes është - sulmi është mbrotjja më e mirë", qëndron në fjalët përmbyllëse me shkrim të Rashkovskit të cilat ai i shoqëroi në Këshillin gjyqësor dhe opinionit.

Ai kërkoi Gjykata të sjellë, siç tha, "vendim të drejtë".

Avokati i tij, Vlladimir Donevski, në fjalët përmbyllëse theksoi se Prokuroria me asnjë dëshmi nuk ka dëshmuar se Dragi Rashkovski nuk i ka kryer obligimet e tij në kryerjen e katër furnizime publike. 

Ai theksoi se nga aktakuza mungojnë të gjitha shënimet për vetëdijësim dhe qëllim tp. vepër penaëe "keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar", për të cialt ngarkohet i akuzuari Rashkovski.

"Gjykata këtë procedurë mund ta përfundojë vetëm në një mënyrë, e ajo është sjellja e aktvendimit me të cilin i akuzuari do të lirohet nga aktakuza, sepse Prokuroria publike nuk tregoi se i akuzuari i ka kryer veprat penale jashtë dyshimit të matur", tha avokati,

Nës eancën e sotme fjalë përmbyllëse pati edhe mbrojtja e të akuzuarit Daniel Stançev, e cila, gjithashtu, kërkoi aktvendim lirues.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtzare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të targave për automietet dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski është i akuzuar për veprat penale "keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar" dhe "larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese", ndërsa personat Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe maja Siljanoska akuzohen për "keqpëdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar".

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mhaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR