• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbrëmje evropiane në kuadër të festivalit "Vera e Ohrit"

Mbrëmje evropiane në kuadër të festivalit
Ohër, 26 korrik 2022 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadori i çekisë në vendin tonë, Jarosllav Ludva sonte janë nikoqirë të ;Mbrëmjes evropiane në kuadët të festivalit "Vera e Ohrit". Para interpretimit të muzikantëve të shuar çekë, Ivan Vokaç në violonçel dhe violinistit Leos Çepicki në kishën Shën Sofia, euroambasadori Gir theksoi se kjo ngjarje është dëshmi për atë se çka mund të sillet edhe nga BE-ja edhe nga Maqedonia e Veriut përmes bashkimit tonë në anëtarësimin në BE. "Më vjen shumë mirë që ndodhem në ngjarjen Mbrëmja evropiane në suaza të festivalit 'Vera e Ohrit'. Kjo është traditë e gjatë që i mbledhë në një vend artistët na e mbarë BE-ja, së bashku me publikun maqedonas dhe artistët nga Maqedonia e Veriut dhe artistët nga Ballkani Perëndimor", theksoi Gir. Euroambasadori Gir shtoi se ndjen kënaqësi që së bashku festojmë kulturën, posaçërisht në këtë, siç tha, moment historik lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Delegacioni i BE-së e mbështetë organizimin e Mbrëmjes evropiane në festivalin "Vera e Ohrit", për të 16-tin vit me radhë. Ai deri më tani e sponsorizoi pjesëmarrjen e artistëve të shumtë evropianë në Festival, duke e nxitur në atë mënyrë bashkëpunimin dhe këmbimin ndërkulturor. Mbrëmja evropiane u promovua në vitin 2007 me interpretimin e jashtëzakonshëm të orkestrës së barokut të BE-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR