• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbrëmë tërmet në Demir Kapi

Mbrëmë tërmet në Demir Kapi

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Tërmet me epiqendër në rajonin e Demir Kapisë, me magnitudë lokale 2,2 ballë sipas Rihterit, është regjistruar dje në orën 18:35, kumtoi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

"Sipas të dhënave të deritanishme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Demir Kapisë dhe rrethina, me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane", kumton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR