• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MBPEU: Nikollovski dhe Ageler në Matkë të Epërme dhe Rzhaniçinë vizituan gra të suksesshme, fermere anëtare të FNF-së

MBPEU: Nikollovski dhe Ageler në Matkë të Epërme dhe Rzhaniçinë vizituan gra të suksesshme, fermere anëtare të FNF-së

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, sot së bashku me kryetaren e Federatës nacionale të fermerëve, Vaska Mojsovska ishin për vizitë tek Jasmini nga "Matka Farma" në fshatin Matkë e Epërme Shkup dhe Zorica Dimovska nga fshati Rzhaniçinë, komuna Petrovec, dy gra, fermere të suksesshme me rrëfime të suksesshme bujqësore, anëtare të Federatës nacionale të fermerëve (FNF).

"Matka Farma" është në pronësi të jasminit dhe Uranit, bujq të zellshëm të cilët prodhojnë qumësht dhe djath dhie, vezë nga pulat dhe thëllënzat, felafel, djath të tymosur, peshk të tymosur, reçel ftoi. prodhime të shijkshme, të përgatitura shtëpie, me të cilat ministri Nikollovski dhe ambasadorja Ageler së bashku me gratë rurale anëtare të Federatës nacionale të fermerëve, u bindën vetë në mëngjesin e sotëm të përbashkët në "Matka Farma".

"Jasmin dhe Urani janë fermerë të rinj, shfrytëzues të subvencioneve për mbështetje të blegtorisë, ndërsa me masat të cilat i ndërmarrim, nxisim akoma më shumë të rinj të merren me blegtori si degë e cila është fitimprurëse dhe prosperuese. 'Matka Farma' e tyre është e dedikuar për turizëm rural, të cilën ua rekomandojmë si destinacion tuajin të ardhshëm gjatë vizitës në Matkë. Si Ministri, mbajmë llogari dhe përmes disa masave mbështesim secilin bujk, si dhe mbështesim zhvillimin rural, mbështesim bujqit e rinj si dhe fermeret e reja nga mjediset rurale. Me Rregulloret për shitje nga pragu, mundësojmë që prodhuesit e rinj dhe gratë rurale në mënyrë legale të mund t'i shesin prodhimet e tyre të bukura dhe autentike", thonë nga MBPEU-së.

Gjatë ditës ministri Nikollovski dhe ambasadorja Ageler ishin për vizitë në fermën e Zorica Dimovskës, e cila është edhe një shembull i suksesshëm i gruas fermere. Ajo mban lopë dhe ka qumështoren e vet të vogël në të cilën prodhon djath. Zorica e ka braktisur qytetin dhe turmën dhe së bashku me familjen e saj është zhvendosur në fshatin Rzhaniçinë, ku merren vetlm me bujqësi.

"Vazhdojmë të jemi mbështetje e ffuqishme e çdo gruaje fermere e cila jeton dhe punon në mjediset rurale, ndërsa rrëfimet e tyre të suksesshme i tregojmë me krenari, duke i promovuar prodhimet e tyre të përgatitura në kushte shtëpiake", potencojnë nga MBPEU-së. ab/

Foto: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR