• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MBPEU: Ndryshime në Dekretin për pagesa direkte për pagesë të pandërprerë të subvencioneve për bujqit me kontrata të skaduara për qira

MBPEU: Ndryshime në Dekretin për pagesa direkte për pagesë të pandërprerë të subvencioneve për bujqit me kontrata të skaduara për qira

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në seancën e sotme e ka miratuar ndryshimin e Dekretit për pagesa direkte për vitin 2024. 

Siç informuan nga MBPEU, ndryshimi është në drejtim që të mundësojë të drejtë për subvencione për të gjithë bujqit të cilët gjatë procesit të zgjedhjeve, kanë kontrata të skaduara ose do tu skadojnë kontratat për qira të tokës bujqësore. 

"Bujqit, të drejtën e subvencioneve do të mund ta realizojnë në bazë të kontratave të vjetra. Vazhdimi i kontratave do të bëhet menjëherë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, duke e vazhduar në 15 vite në bazë të ndryshimeve të fundit në ligjin për tokë bujqësore", theksojnë nga Ministria. 

Gjithashtu me ndryshimet, bëjnë të ditur nga MBPEU, bëhet fshirje e llogaritjes së përshkallëzuar në vlerën e pagesave direkte për dera të shitur ose të therur. fc/

Fotografia: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR