• e shtunë, 23 nëntor 2024

MBPEU: Me përvojën tonë do të ndihmojmë që Azerbajxhani me sukses ta realizojë procesin e konsolidimit

MBPEU: Me përvojën tonë do të ndihmojmë që Azerbajxhani me sukses ta realizojë procesin e konsolidimit

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski bashkë me përfaqësues të Ministrisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore në pjesën e bujqësisë dhe përfaqësues të FAO-s, sot para delegacionit të Republikës së Azerbajxhanit i ka prezantuar përvojat pozitive të shtetit tonë në zbatimin e procesit të konsolidimit të tokës bujqësore. 

Siç informojnë nga MBPEU, delegacioni i lartë i Republikës së Azerbajxhanit i kryesuar nga Shahmar Movsumov, ndihmës i kryetarit të shtetit dhe udhëheqësit në Departamentin për Çështje Ekonomike dhe Politikë Inovative Zhvillimore të administratës së kryetarit dhe ministrit të Azerbajxhanit për bujqësi, Majnun Mamedov, prej sot janë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut me qëllim të ndarjes së përvojës sonë pozitive dhe njohjes së drejtpërdrejtë me rrethanat në bujqësi nga procesi i konsolidimit. 

"Republika e Maqedonisë së Veriut është vend lider në realizimin e procesit të konsolidimit, projekt ky i filluar në vitin 2017 kur, së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe FAO-s, filloi zbatimi i projektit MAINLAND në vlerë prej 2,8 milionë euro. Ne kemi përfunduar me sukses projektin MAINLAND me një realizim të lartë 99 për qind dhe toka të konsoliduara në nëntë zona, përkatësisht në Konçe, Egri, Logovardë, Optiçarë, Tërn, Dabjan, Kozhle, Sokolarcë dhe Spançevë. Me mbështetjen e partnerëve tanë Bashkimin Evropian dhe FAO-n, filluam gjithashtu përgatitjen e Strategjisë së re kombëtare të konsolidimit të tokës për vitet 2022-2030. Strategjia e re pasqyron vendosmërinë tonë për të vazhduar uljen e copëzimit të tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të ekonomive bujqësore", bëhet e ditur në kumtesë.

Nikollovski ka shprehur kënaqësi për nderin që Maqedonia e Veriut të jetë shembull, sipas të cilit Azerbajxhani do të ecë përgjatë procesit të konsolidimit të tokës bujqësore. fc/

Fotografia: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR