• e enjte, 26 dhjetor 2024

MBPEU: Me kërkesë të bujqve deri më 14 korrik shtyhet afati për aplikim për subvencione 2023

MBPEU: Me kërkesë të bujqve deri më 14 korrik shtyhet afati për aplikim për subvencione 2023

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i informoi bujqit se deri më 14 korrik 2023 shtyhet afati për aplikim për pagesa të drejtpërdrejta në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023, për prodhimin bimor dhe blegtoral.

Bujqit mund t'i dorëzojnë kërkesat çdo ditë pune në zyrat në njësitet rajonale të Ministrisë ose në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Agjencisë për Mbështetje Financare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural https://e-subvencii.ipardpa.gov.mk/perun/index.html 

"Vazhdimi i afatit të aplikimit për subvencione 2023 është me kërkesë të bujqve që t'u dilet në ndihmë të gjithë bujqve të cilët deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë në kohë", potencon MBPEU. 

foto: MBPEU 

QËNDRONI TË LIDHUR