• e premte, 27 dhjetor 2024

MBPEU ka një rast nga OLAF, por jo në lidhje me IPARD, por për sigurimin e një softueri përmes IPA-s

MBPEU ka një rast nga OLAF, por jo në lidhje me IPARD, por për sigurimin e  një softueri përmes IPA-s

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660 000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane për Luftë Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t'i kthejë paratë. 

Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU-në.

Hetimi tashmë ka përfunduar dhe për këtë rast ka lëndë konkrete me veprime konkrete juridik. Lënda është dorëzuar në PTHP për krim të organizuar, ndërsa MBPEU bën thirrje që rasti të zbardhet komplet.

"Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU-së për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t'i kthejë mjetet. Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori", tha Nikollovski.

Ministri potencoi se MBPEU kërkon dhe bën thirrje që rasti të zgjidhet. 

"Le të jemi të qartë, të saktë dhe transparent. Nuk dua të prishet historia e suksesshme e IPARD-it. Duhet të ndërtojmë besim me njerëzit, kemi në dispozicion 120 milionë euro dhe duam t'i shfrytëzojmë në maksimum", nënvizoi Nikollovski.

Ai tregoi gjithashtu dokumentin sipas të cilit, "OLAF ka bërë hetim për keqpërdorimin e fondeve IPA përmes një projekti të zbatuar në vitin 2015, dhe i referohet Marrëveshjes së nënshkruar më 20 nëntor 2015, pas një procedure tenderimi, "Përmirësimi i një sistemi informacioni për bujqësi dhe ngritja e sistemeve për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet MBPEU-së dhe institucioneve të tjera përkatëse, që realizohet në mënyrë të decentralizuar, në kuadër të Programit për Asistencë në Tranzicion dhe Përmirësim Institucional”.

"Më 18 prill 2023, Komisioni Evropian ka dorëzuar një letër në lidhje me parregullsinë e një Marrëveshjeje të financuar nga BE-ja përmes IPA-s. Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Financave, ka shqyrtuar dhe tashmë po vepron sipas Raportit të paraqitur nga hetimi i përfunduar i OLAF. Pra ky është një hetim i përfunduar në të cilin ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore. Zyra për krim të organizuar tashmë ka një procedurë në vazhdim për këtë rast dhe MBPEU-ja bën thirrje që rasti të zbardhet plotësisht", është i vendosur Nikollovski. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR