• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MBPEU: Janë realizuar 70.417.380,00 denarë nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe 7.194.500,00 denarë nga Programi për Zhvillim Rural

MBPEU: Janë realizuar 70.417.380,00 denarë nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe 7.194.500,00 denarë nga Programi për Zhvillim Rural

Shkup, 16 nëntor 2024 (MIA) - Janë paguar 70.417.380,00 denarë për 1.297 përfitues për prodhimin bimor dhe blegtoral nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2023, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Gjithashtu, janë paguar 7.194.500,00 denarë për 42 përfitues nga masa 214.3 e Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

"Vazhdohet me pagesën e mjeteve të papaguar për bujqit. Përkujdesja për bujqit vazhdon!", bëhet e ditur në kumtesën e MBPEU-së. fc/

Fotografia: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR