• e enjte, 05 mars 2026

MBPEU: Janë paguar mbi 237 milionë denarë për fermerët vendas

MBPEU: Janë paguar mbi 237 milionë denarë për fermerët vendas

Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Sot janë realizuar pagesa në shumën totale mbi 237 milionë denarë për fermerët vendas, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Pagesat i përkasin - Fondi intervenues – masa 1.2 „Verë e prodhuar“ – 59.942.278 denarë për 39 përfitues, Masa 213 „Paga për bari“ – 34.089.868 denarë për 43 përfitues; Masa 112 „Fermerë të rinj“ – 17.815.422 denarë për 48 përfitues; Masa 121.7 „Kombajna për oriz“ – 28.779.597 denarë për 48 përfitues", qëndron në kumtesë, 

Nga Miniatria shtojnë se Programi për zhvillim rural (blerja e bagëtisë, paga për kooperativat, mbështetje për normat e interesit dhe ndihmë teknike) – 96.661.300 denarë për 34 përfitues.

"Vazhdojmë mbështetjen për fermerët vendas", theksohet në kumtesën e MBPEU. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR