• e shtunë, 23 nëntor 2024

MBPEU: Furnizimi i grurit për rezervat e mallrave të jetë në disa lote me përparësi të grurit vendor

MBPEU: Furnizimi i grurit për rezervat e mallrave të jetë në disa lote me përparësi të grurit vendor

Shkup, 6 korik 2023 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bashkë me grupin nënsektorial për grurë pranë MBPEU në Agjencinë e Rezervave të Mallrave dërgoi kërkesë që furnizimi i planifikuar publik i 15.000 tonëve grurë për nevojat e rezervave të mallrave, në vend se në një, të jetë i ndarë në pesë lote nga 3.000 tonë, duke i dhënë përparësi sasive vendore të grurit. 

MBPEU njoftoi se kjo është kërkesë e grupit nënsektorial për grurë dhe paralajmërojnë se pikërisht për këtë çështje si ministri në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të dorëzojnë informacion në Qeveri. 

"Qëllimi ynë si ministri dhe Qeveri, nëpërmjet Planit Kombëtar për prodhimit e ushqimit që miratuam vitin e kaluar, është të mbështesim prodhimin vendor dhe një nxitje më të madhe për fermerët për të arritur një rendiment më të lartë të kulturave të rëndësishme dhe për të drejtuar prodhimin vendas drejt kapaciteteve vendore" thuhet në kumtesë.

MBPEU bën me dije se në bisedat me grupin nënsektorial të drithërave janë konstatuar tre kërkesa nga fermerët, mbështetje për elbin dhe grurin, si dhe një kërkesë për blerje të sasive vendore për nevojat e rezervave të mallrave. "MBPEU i konsideron të bazuara dhe të pranueshme të tria kërkesat e grupit nënsektorial. Masat e reja mbështetëse për prodhuesit e elbit dhe grurit tashmë janë krijuar dhe i janë propozuar Qeverisë për miratim", njoftoi MBPEU.

Përmes Programit intervenues, siç bëhet e ditur në kumtesë, krijojmë masë të re me të cilën i japim mbështetje për grurin, përmes 3 denarëve shtesë për një kilogram grurë të shitur te blerësit e regjistruar në periudhën deri 31 gusht 2023. 

"Me ndryshimin e Dekretit për pagesa direkte, po krijojmë masë për subvencionim shtesë për prodhimin e arritur të elbit në vlerë prej 12.000 denarë për hektar, pa subvencione të shkallëzuara. Masa është e dedikuar për prodhuesit e elbit të cilët kanë arritur një rendiment minimal prej 3.000 kilogramë për hektar dhe që kanë shitur prodhimin e tyre tek blerësit e regjistruar ose të ruajtur në objekte të regjistruara, të shitura në fermat vendase ose kanë përdorur prodhimin në fermat e tyre për një periudhë prej deri më 31 gusht 2023", thuhet në kumtesë.

Nga MPBEU përkujtojnë se mbështetja e rritur për prodhuesit e drithërave është siguruar dhe grumbullimin e grurit dhe elbit nga prodhimitaria vendore nga korja 2023. "E rrisim në 1.500.000 denarë për një shfrytëzues të mbështetjes financiare dhe e rrisim afatin për dorëzimin e prodhimtarisë në kapacitetet e mallrave", qëndron në kumtesë. 

Sipas MBPEU-së, është arsyetar kërkesa e fundit e grupit nënsektorial për blerje të sasive vendore të grurit për nevojat e rezervave të mallrave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR