• e shtunë, 23 nëntor 2024

MBPEU: Është realizuar paradhënie e subvencioneve, janë paguar 752,1 milionë denarë për 54.055 fermerë

MBPEU: Është realizuar paradhënie e subvencioneve, janë paguar 752,1 milionë denarë për 54.055 fermerë

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Kemi përmbushur një fjalë tjetër të dhënë për fermerët. Është realizuar paradhënie e 30 për qind të subvencioneve bazë për vitin 2023. Gjithsej 752.192.865 denarë janë paguar në llogaritë e 54.055 fermerëve, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Paradhënie, siç u tha, është bërë për 22.562 prodhues të kulturave të drithërave, për masën 1.1, në vlerë prej 403,7 milionë denarë. Prodhuesit e drithërave marrin paradhënie prej 6.000 denarë për hektar.

Ndaj  9.155 fermerë nga masa 1.4 për prodhimtari kopshtare u është paguar paradhënie në vlerë prej 65,3 milionë denarë. Çdo fermer që prodhon kultura bimore merr paradhënie prej 10.000 denarë për hektar.

Për fermerët nga masa 1,8 plantacione frutash janë paguar 131,8 milionë denarë për 9.462 fermerë. Përkrahja për shfrytëzues për këtë masë është 12.000 denarë për hektar.

Ndaj 12.876 vreshtarëve janë paguar 151,2 milionë denarë për masën 1.12. Përkrahja për shfrytëzues për këtë masë është 12.000 denarë për hektar.

Gjithashtu, MBPEU njofton prodhuesit e qumështit se ka përfunduar me sukses pagesa e primeve për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar për fazat tetor – dhjetor 2022 dhe janar – prill 2023.

Në llogaritë e 4.311 prodhuesve të qumështit janë paguar 277,9 milionë denarë. Vlera e premisë, shtojnë nga MBPEU, është pesë denarë për litër qumësht lope të prodhuar dhe dorëzuar dhe gjashtë denarë për litër për qumështin e deles dhe të dhisë të prodhuar dhe dorëzuar.

"Po e mbyllim këtë vit 2023 me lajme të mira për fermerët. Si ministri do të vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm 2024 që të punojmë në interes të fermerëve dhe së bashku me ta të krijojmë masa dhe politika për zhvillim edhe më të madh të bujqësisë së Maqedonisë", theksojnë nga MBPEU.sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR