• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me propozim të kryetares së gjykatës, Besa Ademi, solli ndryshime të Rregullores për punë me të cilat mundësohet prania e publikut në mbledhjet e përgjithshme.

Siç informojnë nga Supremja, në ndryshimet e reja të Rregullores për punë të Gjykatës supreme caktohet se mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme janë të hapura, ndërsa publiku në punën e Mbledhjes së përgjithshme sigurohet edhe me prani të përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik. Ademi, thuhet në kumtesë, në Mbledhjen e sotme të prëgjithshme theksoi se rëndësia e Gjykatës supreme nga aspekti kushtetues dhe ligjor, si dhe rëndësia e çështjeve të cilat shqyrtohen para Mbledhjes së përgjithshme nga aspekti juridik, ndërkaq njëherit janë në interes të qytetarëve, e imponojnë nevojën për publik.

"Ndryshimet e Rregullroes për punën e Gjykatës supreme janë në pajtim me vlerat themelore kushtetuese, parimet ligjore dhe parimet ndërkombëtare. Janë propozuar ndryshime të Rregullores, do të jepet kontribut i rëndësishëm për prëforcim të beismit publik dhe imazh të gjyqësisë dhe të Gjykatës supreme si gjykata më e lartë në shtet. Me ndryshimet e propozuara parashihet publik në punën e Mbledhjes së përgjithshme dhe realizim i opinionit në punën e gjykatës përmes risisë normative e cila do ta avancojë edhe bashkëpunimin dhe komunikimin e Gjykatës sipreme të RMV-së me komunitetin mediatik dhe me opinionin më të gjerë të interesuar", arsyetoi Ademi.

Nga Gjykata supreme informojnë se, siç arsyetoi Ademi, ndryshimet e propozuara bazohen në parimet kushtetuese dhe ligjore për publik në gjyqësi, normat më të larta ndërkombëtare të integruara në legjislaturën vendore, parimet e Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe standardeve të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, standarde evropiane dhe dokumente ndërkombëtare nga fusha e gjyqësisë dhe angazhimet dhe aktivitetet e Këshillit për gjyqësi të hapur. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR