• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme në MPB me prokurorët publikë dhe drejtorët e BSP-së dhe ASK-së

Mbledhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme në MPB me prokurorët publikë dhe drejtorët e BSP-së dhe ASK-së

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri teknik Pançe Toshkovski ka mbajtur mbledhje, ku kanë marrë pjesë zëvendës ministri shtesë, Mitko Bojmacaliev, drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski, prokurori publik republikan, Lupço Kocevski dhe përfaqësues të prokurorive nëpër shtet.

Në takimin, Toshkovski iu falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm të gjithë faktorëve, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e sigurtë të procesit zgjedhor dhe potencoi se deri tani nuk janë konstatuar aktivitete më serioze, të cilat janë të orientuara ndaj shkeljes së të njejtës. Po ashtu, ka kërkuar që secili në fushëveprimin e vet të ndajë informata që janë në interes për zbatimin e zgjedhjeve dhe mënyrën, në të cilën do të veprojnë institucionet gjatë ditës zgjedhore.

"Nga ana e drejtorit BSP janë prezantuar informata lidhur me Aksionin operativ Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare 2024 dhe në këtë drejtim tha se nga ana e Shtabit operativ dhe të gjitha njësive kompetente organizative janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në bazë zë planit paraprakisht të përgatitur dhe me këtë rast nuk janë konstatuar kurrfarë probleme më të rëndësishme   

Nga ana e ASK-së po ndërmerren masa të organizuara dhe koordinative për grumbullimin e njohurive për parragullsi zgjedhore, e në drejtim të zbatimit të sigurtë të zgjedhjeve.

Prokurori publik republikan dhe përfaqësuesit e prokurorive nëpër shtet, informuan se është formuar Komision për parregullsi zgjedhore në kuadër të prokurorisë, janë përcaktuar kujdestari të përforcuara për ditën zgjedhore për mbulimin e tërë rajonit të shtetit dhe me kujdes të zgjuar do të ndiqet procesi dhe me kohë të raportohet për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që janë në interes të opinionit, e të lidhura me zbatimin e zgjedhjeve, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski. bsh/

Foto: FB Pançe Toshkovski

QËNDRONI TË LIDHUR