Mbledhje e sektorit energjetik në Shkup, angazhim për arritjen e pavarësisë energjetike të vendit
- Sektori energjetik si një nga parakushtet më të rëndësishme për përparimin ekonomik të çdo vendi është temë e diskutimit në Konferencën e shtatë ndërkombëtare për energjetikë me temën "Për shtet energjetik të pavarur” që nga sot mbahet në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 13:39, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Sektori energjetik si një nga parakushtet më të rëndësishme për përparimin ekonomik të çdo vendi është temë e diskutimit në Konferencën e shtatë ndërkombëtare për energjetikë me temën "Për shtet energjetik të pavarur” që nga sot mbahet në Shkup.
Në tubimin e organizuar nga Oda ekonomike për energjetikë, përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, kompani vendase dhe të huaja, ekspertë të fushës së energjetikës do të diskutojnë të gjitha aspektet e sektorit energjetik, kryesisht përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur energjetik, duke ndjekur trendët botërore dhe duke ndjekur angazhimin për të prodhuar energji të pastër ekologjike.
"Qëllimi kryesor është krijimi i një shteti të pavarur energjetik, pasi burim kryesor për çdo ekonomi, për çdo familje është energjensi. Formimi i ministrisë së re për energjetikë është në drejtim të atyre angazhimeve. Kjo do të kontribuojë shumë në zhvillimin e këtij vendi", tha Gjorgi Manaskov, kryetar i Odës ekonomike për energjetikë në Maqedoni.
Në takim ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështje të tjera në sferën e energjetikës, projekte për zhvillimin e sektorit energjetik.
"Oda ekonomike për energjetikë sigurisht ka një ndikim serioz në trendët zhvillimore të vendit. Përpiqemi të krijojmë një vend të pavarur energjetik. Do të diskutojmë për termocentralet kogjenerues, projektet “Çebren” dhe “Galishtë”, pastaj për projektin “Ploven Vardar” dhe për përdorimin e hidrogjenit si burim i teknologjisë së re të energjisë", tha zëvendësministri i Energjisë, Miroslav Llabudoviq.
Ai tha se shteti është i obliguar që në dy faza deri në vitin 2030 gjegjësisht në vitin 2050, veçanërisht në fazën e dytë deri në mesin e këtij shekulli të arrijë zero emetim të monoksidit të karbonit.
Si lokacione të mundshme në opsion janë dy në Shkup dhe një në Kumanovë, ku edhe më parë janë shqyrtuar lokacione të mundshme për një termocentral kogjenerues.
Foto: MIA/ printskrin