• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje e Komitetit Drejtues për Menaxhim me Kriza: QMK dhe DMSH të bashkohen nën një komandë dhe të formohet njësi speciale

Mbledhje e Komitetit Drejtues për Menaxhim me Kriza: QMK dhe DMSH të bashkohen nën një komandë dhe të formohet njësi speciale

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin e Menaxhimit me Kriza paradite në mbledhje mori vendim që t'i rekomandojë Qeverisë që urgjentisht të marrë vendim për riorganizim të sistemit gjithpërfshirës që në mënyrë adekuate të përballet me çfarëdo lloj krize e cila do të shkaktohej në vend. Në takim komiteti e konfirmoi gjendjen për përballjen e deritanishme me zjarret në mbarë vendin me të cilin udhëhiqte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Toshkovski theksoi se është marrë vendim për riorganizim të gjithë sistemit për përballje adekuate me çdo krizë që do të shkaktohej në vend, si dhe reagim me kohë dhe në mënyrë adekuate nga ana e NP "Pyjet Kombëtare", për të cilën tha se është në gjendje katastrofale. 

"Është fakt që QMK dhe të gjitha institucionet e tjera funksionojnë në kuadër të kapaciteteve që kemi trashëguar, por fakt është se është e papërshtatshme dhe sidomos jo në kohën e duhur sipas nevojave. Duhet të reformojmë rrënjësisht sistemin që vitin e ardhshëm të mos na përsëritet e njëjta gjë që na ka ndodhur këtë vit dhe na ka ndodhur për shumë vite. Ky është vendimi i parë që është marrë nga Komiteti Drejtues. Vendimi i dytë i referohet pikërisht një reagimi në kohë dhe të duhur nga NP 'Pyjet Kombëtare' e cila siç e dini është në gjendje katastrofike, në drejtim të sigurimit të 15 tonë karburant nga rezervat që ka shteti për të qenë në gjendje të ndihmojë menjëherë në kuadër të situatës së përgjithshme të krizës që do të krijohet me zjarret", tha Toshkovski.

Theksoi se po mendohet në drejtim të krijimit të një organi, gjegjësisht bashkim të QMK dhe DMSH nën një komandë, si dhe formimin e një njësie speciale. 

"Është fakt se duhet të riorganizohemi thelbësisht në drejtim të reagimit adekuat për gjendje të tillë krize. Mendohet në drejtim të krijohet një organ në të ardhmen i cili do t'i ketë edhe kapacitetet materiale dhe njerëzore që të përgjigjet në mënyrë adekuate në gjendje të tilla krize. Kjo do të ishte një nga zgjidhjet e mundshme sistematike", theksoi Toshkovski. 

Nga ana e MPB, shtoi, është formuar aksion operativ "Zjarri 2024", në të cilin janë të përfshirë të gjithë Sektorët e Punëve të Brendshme në vend, sepse, siç tha, është fakt se pjesa më e madhe e zjarreve janë shkaktuar nga faktori njeri.

"Deri më tani kemi dy të dyshuar për dy ngjarje konkrete penalo-juridike dhe janë ndërmarrë hapat e duhur procedural në drejtim të zbardhjes së së vërtetës dhe procedimit të mëtutjeshëm pranë organeve kompetente. Dua t'i bëj një thirrje çdo qytetari maqedonas nëse është në një situatë ku shikon se ka dyshime për ndonjë veprimtari të paligjshme nga ndokush të informojë në kohën e duhur, policia do të përgjigjet menjëherë dhe ne do t'i marrim me forcë të gjitha hapat e nevojshëm për të qenë në gjendje që secili që gabon në këtë pjesë duhet të mbajë përgjegjësi", tha ministri.

Në takim të pranishëm ishin drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, si dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Bujqësisë, Vllado Misajllovski dhe Cvetan Tripunovski, si dhe drejtori i NP "Pyjet Kombëtare" Zdravko Trajanov. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR