• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Mbledhje e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. 

Në rend dite të mbledhjes së Komisionit është Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili në lexim të parë.

Siç bëhet e ditur në ueb faqen e Kuvendit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin e veçantë për persona të dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vepra penale për keqpërdorim seksual të personave të mitur dhe pedofili janë rezultat i nevojës për harmonizim të dispozitave nga ky ligj me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 36/23) në pjesën e Kapitullit 19 “Vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor”. 

“Janë bërë edhe ndryshime të cilat janë rezultat i zbatimit në praktikë të Ligjit dhe të nevojës për tejkalim të problemeve të cilat u paraqitën gjatë zbatimit të tij të deritanishëm. Njëherësh, me këto ndryshime përcaktohen institucionet të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe veprimeve në pjesën e dorëzimit të të dhënave të nevojshme të cilat duhet të futen në Regjistrin të cilin e udhëheq IP Enti për Veprimtari Sociale. Njëkohësisht është bërë edhe harmonizim me dispozitat e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 121/24),”, theksohet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR