• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mbledhje e Këshillit ministror për punësim dhe politikë sociale të BE-së në Luksemburg

Mbledhje e Këshillit ministror për punësim dhe politikë sociale të BE-së në Luksemburg

Bruksel, 9 tetor 2023 (MIA) - Në Luksemburg sot do të mbahet mbledhje e Këshillit për punësim, politikë sociale, shëndet dhe çështje të konsumatorëve të BE-së, në të cilën do të marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare të Unionit që janë të obliguar për këto resore.

Siç kumtoi Këshilli Evropian, ministrat do të bisedojnë për ndikimin e teknologjive të reja mbi punën, për rrugën evropiane drejt një tranzicioni të drejtë digjital, si dhe për arritje të marrëveshjes politike për rekomandimin për harmonizimin e kushteve kornizë për ekonomi sociale.

Në rend dite të Këshillit do të jenë edhe konkluzionet për mbrojtje të shëndetit mendor dhe për sigurim social të vetëpunësuarve, si dhe masat për sigurimin e qasjes së barabartë të romëve për strehim adekuat.

Ministrat do të informohen edhe për direktivat e propozuara për kartë invalide evropiane, për kartë evropiane për parkim të personave me invaliditet dhe për luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Me mbledhjen do të kryesojnë ministrat spanjoll të punës, ekonomisë sociale dhe gjithpërfshirjes, sigurimit social dhe migrimit, Jolanda Dijaz dhe Hoze Luis Eskriva, ndërsa në të do të marrë pjesë edhe komisari evropian për vende pune dhe të drejta sociale Nikollas Shmit. sa/

Foto: Këshilli i BE-së

QËNDRONI TË LIDHUR