Mbledhje e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit për kërkesën e transportuesve privat të paralajmëruar për në orën 13
- Këshilli i Qytetit të Shkupit, sipas njoftimeve, sot në orën 13:00 duhet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të propozuar vendimin për rritjen e çmimit për kilometër për transportuesit privatë.
- Post By Sara Ademi
- 11:33, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i Qytetit të Shkupit, sipas njoftimeve, sot në orën 13:00 duhet të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të propozuar vendimin për rritjen e çmimit për kilometër për transportuesit privatë.
Ata dje kanë pasur një takim me grupin këshilldhënës të VMRO-DPMNE-së, ku është dakorduar që në mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të merret vendim për rritjen e çmimit për kilometrin e kaluar nga 70 në 100 denarë. Një propozim i tillë ishte i pranueshëm për transportuesit privatë të cilët të hënën hoqën dorë nga bllokadat e paralajmëruara dhe paralajmëruan se në vend të bllokadave, ndoshta nga e hëna do të përfshihen në trafik.
"Duhet të koordinohemi me transportuesit tanë, ju e dini që jemi të rraskapitur financiarisht. Ne duhet të shohim nëse mjetet do të na paguhen, të shohim se çfarë thotë qyteti për këtë dhe pasi të bëjmë konsultimin, do të marrim një vendim që kur të fillojmë të qarkullojmë. Shpresoj se nga e hëna në vend të bllokadave do të jemi në rrugët e Shkupit dhe do të jemi në shërbim të qytetit të Shkupit", tha mbrëmë Jovica Zafirovski si përfaqësues i transportuesve privatë.
Në shenjë revolte, transportuesit privatë i kanë përjashtuar autobusët e tyre nga qarkullimi për shkak se kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër nuk ishte në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të Qytetit të Shkupit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s