• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit për rritjen e subvencioneve për NQP-në

Mbledhje  e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit për rritjen e subvencioneve për NQP-në

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA)- Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në mbledhjen e jashtëzakonshme duhet të votojë për propozim-vendimin për ndryshimin e buxhetit të subvencioneve për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik - Shkup prej 440 milionë denarë në 550 milionë denarë, përkatësisht rritje të subvencioneve në vlerë prej 110 milionë denarë.

Pas votimit të arsyetimit rreth thirrjes së seancës, Këshilli dha dy herë pauza për shkak të mungesës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe vazhdoi pas paraqitjes së saj në këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

Këshilltarët nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, akuzuan se po harxhohen paratë, ashtu siç thanë, në mënyrë jo parimore, duke pasur parasysh situatën me transportin publik, duke akuzuar pastaj se transporti publik gjendet në një kaos të madh pikërisht për këtë. Ata kanë thënë se gjithmonë kanë votuar në mënyrë parimore për të gjitha pikat dhe thanë se kështu do të vazhdojnë, por theksuan edhe se janë opozitë në Qytetin e Shkupit.

Drejtori i NQP-së, Kërste Petreski, duke informuar për gjendjen në ndërmarrje tha se për momentin ka 326 autobusë prej të cilëve nga 250 deri në 280 janë në funksion çdo ditë.

Kryetarja Arsovska nga na tjetër, theksoi se pikërisht për shkak të bllokadave të këshilltarëve nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ndodhin të gjitha pengesat, ashtu siç tha, pikërisht për shkakun e tyre, kanë arritur vetëm 250 projekte dhe krahas obstruksioneve të shumta nga ana e tyre në vend të 400 projekteve të mundshme. Ajo u kërkoi atyre që nëse janë në opozitë, të japin dorëheqje të gjithë anëtarët e Këshillave drejtues në Ndërmarrjet publike dhe shkollat ​​që marrin mjete nga buxheti i qytetit.

Debati për propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për dhënien e subvencioneve për NQP-në është duke vazhduar. ss/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR