• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbledhje e grupit të punës për përgatitje të propozim-nismës për ndryshime kushtetuese

Mbledhje e grupit të punës për përgatitje të propozim-nismës për ndryshime kushtetuese

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Grupi i punës për përgatitje të propozim-nismës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës sot do të mbajë mbledhje.

Mbledhja është caktuar për në orën 14:30 në Qeveri, ndërsa pas përfundimit të saj është paraparë deklaratë e kryetares së grupit të punës, Margarita Caca Nikollovska.

Mbledhja e kaluar u mbajt pardje, ndërkaq u diskutua për rregulloren, metodologjinë dhe mënyrën e punës. Siç deklaroi me atë rast Nikollovska, përgatitja e rregullores për punës edhe sot duhet të jetë në rend dite.

"Më me rëndësi është që tërë aktivitetin tonë e reduktojmë në atë që do të thotë propozim për inicim të kësaj pune. Nesër, pasnesër edhe vendimit me siguri do të keni m undësi t'i shihni, ndërsa edhe dokumentet dhe konkludimet paraprake të Qeverisë, konkludime dhe vendime të Kuvendit lidhur me gjithçka që thuhej më parë nga BE-ja, për gjithçka që në një mënyrë të caktuar udhëzon drejt nevojës për ndryshime", tha Nikollovska të martën.

Kryetarja e grupit të punës theksoi edhe se nuk u është dhënë afat, por do të punohet në nismën.

Grupi i punës ka 23 anëtarë prej të cilëve dhjetë janë nga radhët e ekspertëve, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre anëtarë janë nga institucionet, Kabineti i presidentit, MPJ dhe SÇE. ab/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR