• e premte, 08 nëntor 2024

Komisioni anketues do të konstatojë nëse ka përgjegjësi politike për funksionarë lidhur me rastin e Onkologjisë

Komisioni anketues do të konstatojë nëse ka përgjegjësi politike për funksionarë lidhur me rastin e Onkologjisë

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Meqenëse nuk ka kushte për vendim-marrje, nuk mund të vazhdohet me punë në mbledhjen e sotme kuvendore, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe e ndërpreu mbledhjen. Për vazhdim të mbledhjes, paralajmëroi se deputetët do të njoftohen plotësisht.

Në mbledhjen e sotme deputetët i dhanë dritë të gjelbër kërkesës së VMRO-DPMNE-së që Komisioni kuvendor anketues, i përbërë nga 13 anëtarë, të konstatojë nëse ka përgjegjësi politike për funksionarët lidhur me rastin e Klinikës për onkologji.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski gjatë disa ditëve të kaluara nuk ka çështje më të madhe të interesit publik se sa ajo se kush mbanj përgjegjësi politike, siç tha, për përfitimin morbid që dikush e ka bërë në Onkologji, në llogari të shëndetit dhe të jetëve të pacientëve.

"Propozojmë që Komisioni anketues për skandalin e Onkologjisë të ketë kompetenca të konstatojë përgjegjësi politike të funksionarëve shëndetësorë dhe qeveritarë të cilët ishin pjesë e këtij skandali", tha Milloshoski.

Në mbledhje është miratuar edhe kërkesa e opozitës të shqrtohet edhe rpaorti i fundit revizor për punën në Klinikën e onkologjisë, e cila si pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet e parafundit.

Deputetët e votuan edhe vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë operative-teknike (AOT) me 83 deputetë "për".

Sulejman Ahmeti me 58, ndërsa Aleksandra Kokarovska me 56 vota "për" u zgjodhën anëtarë të Këshillit të ekspesrtëve të Agjencisë për supervizion të sigurimeve.

Me 58 "për", u votua edhe propozimi i ligjit për ratifikim të Marrëveshjes së ndryshuar për furnizime publike (2012) me Vendimin nga Komiteti për furnizime publike i Organizatës botërore tregtare për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt marrëveshjes së ndryshuar për fuirnizime publike (2012).

Meqenëse nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve për të vendosur, votimi plotësisht do të bëhet për pikën e shtatë - Propozimin e ligjit për ratifikim të Protokollit të shashtë plotësues drejt Marrëveshjes për forcat paqësore multinacionale të Evropës Juglindore. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR