• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbillen fidane në Parkun e Frankofonisë

Mbillen fidane në Parkun e Frankofonisë

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me ambasadorin francez Siril Bomgartner dhe kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, dhe një pjesë të ambasadorëve rezidentë në vend, sot mbollën 10 fidane në Parkun e Frankofonisë në Shkup, si aktivitet me të cilën në mënyrë simbolike u rrumbullaksua shënimi i muajit të Frankofonisë.

Osmani theksoi se Frankofonia është në shërbim të afrimit të popujve, organizatë e gjallë dhe e përkushutar ndaj misionit të dialogut dhe promovimit të vlerave universitare, paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa me mbjelljen e fidaneve afirmohet edhe një vlerë - ruajtja e natyrës.

"Jetojmë në një botë plotë me turbulenca, paqja si vlerë themelore, për të cilën kemi menduar se nuk mund të sillet në pyetje, përsëri është prishur nga lufta dhe atë në vet Evropën. Kjo edhe më shumë na motivon që të bashkohemi dhe të krijojmë sinergji, ndërsa akti i mbjelljes së fidaneve, le të jetë porosi simbolike për paqe, unitet dhe bashkëpunim, të cilin e dërgojmë nga Parku i Frankofonisë", tha Osmani.

Ambasadori Bomgartner porositi mes tjerash se të drejtat e njeriut, demokracia dhe paqja janë mes vlerave të Frankofonisë, të cilat në botën e sotme janë me të vërtet ashpër të kontestuara dhe për këtë shkak është shumë me rëndësi që jemi të bashkuar në mbrojtjen e tyre. Ai me këtë rast iu drejtua pjesëmarrësve, të cilët ishin pjesë e ngjarjes.

"Për disa vite fidanet  do të rriten, e për atë kohë ju do të jeni të moshuar, do të bëheni votues dhe udhëheqës të ardhshëm të vendit", tha Bomgartner.

Në ngjarjen kanë marrë pjesë edhe ambasadorë rezidentë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë, konsullët rezidentë të nderit të vendeve frankfone, Belgjikës dhe Kanadasë, si dhe pjesëmarrës të paraleleve franceze dhe Instituti francez dhe drejtorë të shkollave. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR