• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbi njëqind kryetarë të komunave në Samitin vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave në Shkup

Mbi njëqind kryetarë të komunave në Samitin vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave në Shkup

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Mbi njëqind kryetarë të komunave dhe një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në Samitin vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave që sot u mbajt nën organizimin e Qytetit të Shkupit, i quajtur "Qytete të fuqishme, gjithpërfshirëse dhe të kujdeshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvilimit me gjeneratat të cilat vijnë".

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij duke folur për ndërtimin e Shkupit pas tërmetit të vitit 1963 tha se Shkupi nuk është as qyteti i parë e as i fundit i goditur nga ndonjë katastrofë, por se për herë të parë në histori, rindërtimi i një qyteti të shkatërruar u rrit në solidaritet ndërkombëtar pa precedent. 

"Fatkeqësisht, 60 vjet më vonë, vizioni i Shkupit si qytet i së ardhmes duket gjithnjë e më shumë si një qëllim i paarritshëm. Centralizimi shumë dekadësh i shërbimeve dhe zhvillimi i pabarabartë rajonal në vend e përshpejtuan migrimin në Shkup dhe çuan në mbipopullim. Si shumë qytete të tjera në botë, edhe Shkupi, për fat të keq, u përball me urbanizim të shpejtë dhe të paplanifikuar, betonizim agresiv, uzurpim të hapësirës publike dhe reduktim të sipërfaqeve të gjelbra. Urbanizimi i shpejtë ka rritur gjithashtu pabarazinë sociale, midis lagjeve elitare dhe ishujve të margjinalizuar të varfërisë që ekzistojnë brenda të njëjtit qytet. Pyetja me të cilën përballemi është: si të rikthehet besimi mes qytetarëve që jetojnë në qytet nga njëra anë dhe mes qytetarëve dhe qytetit të tyre nga ana tjetër", theksoi Pendarovski.

Në rast të tillë, theksoi ai, besimi ndërtohet rreth së mirës së përgjithshme dhe interesit publik, ndërsa edhe sot e kësaj dite, siç tha, interesi publik është indi i lidhjes të çdo bashkësie më të madhe njerëzore, nga metropolet deri në qytetet e mëdha me dhjetëra milionë banorë. 

"Harmonizimi i nevojave dhe interesave të ndryshme të mijëra, por edhe milionë banorëve është matja e vërtetë për sukses të autoriteteve të qytetit. Kjo arrihet më së miri përmes kthimit të të mirës së përgjithshme dhe interesit publik në vetëdijen e qytetarëve dhe në jetën e qytetit. Kuptohet, kjo vlen edhe për Shkupin", potencoi Pendarovski. 

Në samit fjalim të tij kishte edhe sekretari i përgjithshëm i Kongresit për autoritete lokale dhe rajonale në Këshillin Evropian, Metju Mori, i cili e përmendi rëndësinë e rinisë në shoqëri. 

"Të rinjtë janë shtysa për ndryshime në shoqëritë tona, në qytetet tona dhe brenda në organizatat ndërkombëtare. Është përgjegjësi e jona dhe e juaja, për tu dhënë atë fuqi të cilën e meritojnë", tha Mori, duke shtuar se Kongresi i Këshillit Evropian e zbaton këtë ndryshim dhe tashmë dhjetë vjet përfshin të rinj në punën e tyre. 

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u dëshiroi mirëseardhje më shumë se 200 mysafirëve, në mesin e të cilëve më shumë se 100 kryetarë të komunave, zëvendëskryetar të komunave, si dhe përfaqësues të qyteteve në lidhje me Parlamentin global të kryetarëve të komunave. 

Në Samitin vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave, që zgjat tri ditë, përveç takime të ndësjella, mbahen edhe panel diskutime dhe sesione plenare në lidhje me tema nga vetëqeverisja lokale. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR