• e diel, 24 nëntor 2024

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Mbi një mijë qytetarë e vizituan Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Mbi 1.000 qytetarë kanë vizituar Kuvendin që nga fillimi i vitit 2024, duke e shfrytëzuar mundësinë që përmes vizitave të organizuara t'i shohin nga afër monumentet në ndërtesën e Kuvendit dhe të informohen për aktivitetet e pushtetit legjislativ.

Siç informojnë  nga pres-shërbimi qeveritar, sipas evidencës së Institutit Parlamentar, në dy muajt e parë të vitit janë realizuar gjithsej 27 vizita rreth Kuvendit, ku janë përfshirë 1.159 vizitorë, ku numri më i madh janë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme nga i gjithë vendi.

Ata patën mundësinë të njihen me funksionimin dhe organizimin e Dhomës Ligjvënëse, t'i shohin dhomat dhe sallat më përfaqësuese, të mësojnë për historikun e parlamentarizmit maqedonas dhe për procesin legjislativ.

Vizitat zbatohen nga udhërrëfyesit profesionistë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe janë falas për të gjithë vizitorët.

Të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e vizitave të organizuara në Dhomën Ligjvënëse mund të paraqiten në numrin e telefonit 02/3182-227 ose të parashtrojnë kërkesë në postën elektronike në parl.inst.@sobranie.mk  mb/

Foto. Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR