• e enjte, 18 korrik 2024

Mbi gjysma e banorëve të BE-së vitin e kaluar kanë përdorur smart televizorë - më së shumti në Maltë, më së paku në Bullgari

Mbi gjysma e banorëve të BE-së vitin e kaluar kanë përdorur smart televizorë - më së shumti në Maltë, më së paku në Bullgari

Bruksel, 29 gusht 2023 (MIA) - Vitin e kaluar 52 për qind e qytetarëve të BE-së nga mosha 16 deri në 74 vjeç kanë përdorur televizorë të lidhur në internet, që paraqet një rritje prej 9 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2020, kumtoi sot Shërbimi Evropian i Statistikave – Eurostat.

Shikuar sipas shteteve, qytetarët e Maltës përdornin televizorë inteligjentë në përqindjen më të lartë, 78 për qind, përpara banorëve të Spanjës me 69, në Suedi dhe Irlandë nga 68 dhe në Qipro 66 për qind. Nga ana tjetër, televizorët e lidhur në internet janë përdorur më së paku nga bullgarët, 30 për qind, para kroatëve me 35, polakët me 38, grekët me 39 dhe rumunët me 40 për qind.

Në të njëjtën kohë, 26 për qind e njerëzve në BE të moshës 16 deri 74 për qind përdornin orë intelegjente. syze ose kufje ose pajisje të tjera të lidhura me internet, që paraqet një rritje prej nëntë pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2020, kur pajisje të tila përdornin 17 për qind të evropianëve.

Konzolat e lojërave të lidhura në internet përdoreshin nga 20 për qind e qytetarëve të moshës 16 deri në 74 vjeç, 13 për qind përdornin altoparlantë ose aplikacione inteligjente dhe 10 për qind përdornin termostate, matësa ndihmës ose llamba të lidhura në internet.

Konzolat për lojra të lidhura në Internet përdoreshin nga 20 për qind e qytetarëve të moshës 16 deri 74 vjeç, 13 për qind përdorin altoparlantë ose aplikacione intelegjente, ndërsa 10 për qind përdornin termostate, matëse ndihmëse ose llamba të lidhura në internet.

Pavarësisht rritjes së përdorimit të pajisjeve të lidhura me internetin në BE në vitin 2022, 41 për qind e njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç thanë se nuk kishin përdorur kurrë pajisje të tilla, me arsyen kryesore se nuk kishin nevojë për përdorimin e tyre. Arsyeja tjetër për mospërdorimin e pajisjeve inteligjente është çmimi i tyre (10 për qind), i ndjekur nga shqetësimet për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale (tetë për qind). ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR