Mbi 16.000 aksidente dhe 27 mijë persona me pasoja për katër vjet "Qyteti i sigurt" si zgjidhje për vozitje të papërgjegjshme
- Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima për katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet sistemi më i gjerë për kontrollin automatik të trafikut "Qyteti i Sigurt", i cili tashmë ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e avancuar mund ta ndërpresë ciklin në rritje të aksidenteve rrugore.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 4 janar, 2026
Shkup, 4 janar 2026 (MIA)
Angela Rajçevska
Me më shumë se 17,000 aksidente trafiku dhe mbi 27,000 viktima për katër vjet, statistikat shtetërore tregojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rritje të vazhdueshme të rreziqeve në trafik. Në këtë kontekst, po lançohet sistemi më i gjerë për kontrollin automatik të trafikut "Qyteti i Sigurt", i cili tashmë ka regjistruar dhjetëra mijëra shkelje në ditë gjatë periudhës së testimit, duke ngritur pyetjen nëse teknologjia e avancuar mund ta ndërpresë ciklin në rritje të aksidenteve rrugore.
Numri i aksidenteve, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, i cili në vitin 2021 ishte 4.069, në vitin 2022 u ul pak në 3.952. Por, në vend se të vazhdojë trendi në rënie, tashmë vitin e ardhshëm shifra sërish rritet në 4.274, ndërsa në vitin 2024 arrin 4.526 aksidente.
Paralelisht me numrin e aksidenteve, rritet edhe numri i viktimave. Pas uljes së dukshme në vitin 2022, kur u regjistruan 6.420 viktima, sërish vijon rritje - 7.105 në vitin 2023 dhe 7.298 në vitin 2024. Krahasuar me pikën më të ulët në vitin 2022, bëhet fjalë për rritje prej pothuajse 900 persona në afat prej vetëm dy vjet.

Veçanërisht alarmante është rritja e numrit të viktimave. Ndërsa në vitin 2021 kanë humbur jetën 116 persona, në vitin 2022 rritet në 124, në vitin 2023 arrin 127, ndërsa në vitin 2024 shënon vlerë më të lartë - 142 viktima.
Pjesa më e madhe e viktimave në vitin 2024 janë shoferë, gjithsej 85, ndërsa vijojnë 33 udhëtarë dhe 24 këmbësorë. Edhe pse numri i këmbësorëve të vdekur shënon ulje të lehtë, humbja e jetës së shoferëve është më e lartë në katër vitet e fundit.
Rritje shënojnë edhe lëndimet. Personat me lëndime më të lehta dhe më të rënda, të cilët në vitin 2021 ishin 6.659, në vitin 2022 ulen në 6.296, por në vitin 2023 rriten në 6.978, ndërsa në vitin 2024 arrijnë 7.156 të lënduar.
Deri në mesin e vitit 2026 "Qyteti i sigurt" do ta mbulojë gjithë vendin"
Në të njëjtën kohë, shteti po lançon sistemin më kompleks për kontrollin automatik të trafikut - "Qyteti i Sigurt". Sistemi përfshin një rrjet kamerash stacionare dhe mobile, radarë, integrim me bazat e të dhënave dhe krijim automatik të raporteve. Shkeljet (tejkalim i shpejtësisë, kalim në dritë të kuqe, automjete të paregjistruara, parkim i paligjshëm) dokumentohen në mënyrë digjitale, ndërsa njoftimet dhe urdhërpagesat do të dërgohen në mënyrë elektronike, me një zbritje për pagesë në kohë.
Periudha e provës së sistemit "Qytet i Sigurt" filloi më 1 dhjetor të vitit 2025 dhe sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në periudhën e parë të provës u regjistruan 110 mijë shkelje në 24 orë, ndërsa të nesërmen, më 2 dhjetor, u regjistruan gjithsej 50,652 shkelje, që përfaqëson një përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48,861 janë shkelje të shpejtësisë, 1,366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.
Pavarësisht njoftimit se gjobat do të fillonin më 1 janar 2026, Ministria e shtyu zbatimin e plotë deri më 1 shkurt 2026, për shkak të përmirësimeve dhe rregullimeve teknike, me sistemin që fillimisht do të funksiononte në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.

Edhe pse të dhënat sistematike ende po mblidhen, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vlerësoi se gjatë periudhës së paralajmërimeve, pa dënime efektive, numri i personave të lënduar të trajtuar në Klinikën e Traumatologjisë u ul për rreth 20 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme.
Sipas informatave të MPB-së, sistemi "Qytet i Sigurt" do të aplikojë të njëjtën tolerancë shpejtësie si radarët e tjerë të policisë: deri në 100 km/orë, lejohet një diferencë prej 6 km/orë, mbi 100 km/orë - 8 km/orë, dhe mbi 200 km/orë - 12 km/orë. Kështu, me një shpejtësi të lejuar prej 50 km/orë, sistemi do të regjistrojë një shkelje prej 57 km/orë. Kjo tolerancë vlen vetëm për shkeljet e trafikut, por jo për veprat penale. "Qytet i sigurt" do të sanksionojë gjithashtu automjetet zyrtare kur ato nuk veprojnë brenda kuadrit të veprimeve të justifikuara operative, ndërsa automjete të tilla si ambulancat, zjarrfikësit, MPB ose Ministria e Mbrojtjes do të përjashtohen nga sistemi vetëm kur ato janë duke kryer realisht një detyrë zyrtare.
Ministri Toshkovski njoftoi se deri në mesin e vitit të ardhshëm, "Qytet i Sigurt" do të zbatohet në të gjithë vendin.
"Qytet i Sigurt" - një shans për një zgjidhje të shpejtë, por suksesi afatgjatë varet nga të gjithë sektorët
Nëse "Qyteti i Sigurt" funksionon sipas planit, pritet që të shohim një rënie të të lënduarve dhe viktimave në afat të shkurtër, dhe në afat të mesëm do të ketë një trend të qëndrueshëm në rënie, duke iu afruar qëllimit të BE-së/KB-së për përgjysmimin e vdekjeve deri në vitin 2030.
Nëse "Qyteti i Sigurt" bëhet katalizator për një integrim të tillë, viti 2026, theksohet, mund të jetë viti i pikës së kthesës. Nëse mbetet vetëm një ishull teknologjik, pa investime paralele në rrugë dhe kulturë, rrezikojmë që efekti të zhduket.
Foto: MIA arkivi