• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 14.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim falas kundër gripit

Mbi 14.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim falas kundër gripit

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se 14.000 qytetarë janë regjistruar në tre ditët e para për vaksinim falas kundër gripit sezonal në faqen e internetit - vakcinacija.mk, ku para tre ditësh filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, informuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç informojnë, parashikohet që vaksinimi të fillojë gjatë javës së ardhshme. 

"Janë siguruar 70.000 doza të vaksinës katërtipëshe kundër gripit sezonal. Ministria vazhdimisht e rrit numrin e vaksinave të siguruara", theksojnë nga atje.

Qytetarët mund të paraqiten për vakdsinim përmes interetit dhe në këtë mënyrë, përkujtojnë nga Ministria, regjistroheni direkt për vaksinim në sistemin “Moj Termin”.

"Sipas planit të vaksinimit, përmes SMS do të merrni një përgjigje për datën, orën dhe vendin e saktë kur duhet të vaksinoheni. Me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara si: persona të moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe persona të vendosur në institucione për mbrojtjen sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione", shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR