• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbi 1.500 pjesëmarrës në garën sportive -rekreative "Vrapo" në Manastir

Mbi 1.500 pjesëmarrës në garën sportive -rekreative

Manastir, 3 shtator 2023 (MIA) - Mbi 1.500 pjesëmarrës nga 40 shtete të Evropës sot marrin pjesë në garën sportive - rekreative "Vrapo" e cila po mbahet në rrugët e Manastirit. 

Gara e mbështetur nga Federata e Atletikës së Maqedonisë zhvillohet në tre pista 5, 10 dhe 21 kilometra, ndërsa në rrugët e zonës qendrore të qytetit ka sportistë nga Turqia, Rumania, Kosova, Bullgaria..., mes tyre edhe kampionja aktuale evropiane në vrapim me pnegesa 3.000 metra dhe finaliste në Kampionatin e fundit Botëror, Luiza Gega nga Shqipëria. 

"Ne kemi bërë shumë përpjekje për organizimin e garës, ku ishte i përfshirë një ekip që ka punuar shumë për një kohë të gjatë. Shpresoj të kemi arritur atë që ju dëshironit. Shijoni garën, shijoni çdo moment nëpër rrugët e Manastirit", u tha pjesëmarrësve Nikolla Dimitrovski, kryetar i ekipit organizator.

Gara zhvillohet përgjatë bulevardit "1 Maji" dhe rrugëve "General Vasko Karangelevski", "Divizioni i 11-të Maqedonas", "Filipi II i Maqedonisë", "Batalioni Stive Naumov", "Prilepska", "4 Nëntori", "Solunska" dhe përmes "Shirok Sokak" deri në Sahatin e Qytetit, ndërsa komunikacioni rregullohet nga zyrtarët policorë të SPB- Manastir.

Për historinë e atletikës në Manastir, foli gazetari i sportit në pension, Dimçe Minovski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR