• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbetet llogaritja dimërore e kohës, do të kursehet në energji elektrike dhe atë ngrohëse

Mbetet llogaritja dimërore e kohës, do të kursehet në energji elektrike dhe atë ngrohëse
Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të vazhdohet me aplikimin e llogaritjes dimërore të kohës, ashtu siç është vepruar deri më tani. Ky konkluzion është arritur sipas të gjitha analizave të Informacionit të Ministrisë së Ekonomisë, në lidhje me mundësinë e vazhdimit të llogaritjes dimërore të kohës. "Nga llogaritja e treguar për energjinë ngrohëse të nevojshme dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme sipas nivelit të orës, nënvizohet se mbajtja e llogaritjes verore të kohës do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë ngrohëse prej 1,5 - 3,5 për qind për sezonin e ngrohjes. Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, është konstatuar se kthimi në llogaritje dimërore të kohës do të kursehet në konsumin e energjisë elektrike dhe atë ngrohëse", njoftojnë nga Qeveria. Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, sipas informacioneve nga Ministria e Ekonomisë, vlerësimi është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, MPB-në, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për Komunikime Elektronike, Byroja për Metrologji, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fakulteti Ekonomik - Shkup. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR