• e premte, 27 shtator 2024

Mbape i lumtur pas golave të parë për Real Madridin: Kjo është diçka që kam ëndërruar

Mbape i lumtur pas golave të parë për Real Madridin: Kjo është diçka që kam ëndërruar

Madrid, 2 shtator 2024 (MIA) - Kilian Mbape nuk u regjistrua në listën e golashënuesve në tre xhirot e hapjes në La Ligën spanjolle, por në ndeshjen e katërt të radhës në fanellën e klubit të ri ai shënoi kundër rivalit, Real Betisit.

Edhe atë jo një herë, por dy herë, francezi ishte i saktë në duelin kundër Betisit në "Santiago Bernabeu" para tifozëve vendas.

"Ky është momenti për të cilin kamë ëndërruar gjatë. Gjithmonë kam shpresuar të shënoj në "Santiago Bernabeu". Ky është një vend legjendar dhe ndoshta stadiumi më i mirë në botë. Ndihem i veçantë për këtë, por mbi të gjitha më e rëndësishme është që arritëm të fitonim pas barazimit me Las Palmasin", deklaroi Mbape.

Kampioni aktual i Spanjës pas katër xhirove të luajtura është katër pikë prapa liderit Barcelonës, por ky informacion nuk e shqetëson përforcimin më të madh të Madridit këtë sezon.

"Janë luajtur vetëm disa ndeshje në ligë, sezoni është i gjatë dhe nuk duhet të shqetësoheni shumë për këtë. Ne jemi një ekip i madh, kemi lojtarë të mirë dhe me kalimin e kohës me siguri do të bëhemi gjithnjë e më të mirë. Për mua, është ëndërr të jem pjesë e një klubi kaq të madh dhe shijoj çdo moment dhe do të bëj gjithçka për të na ndihmuar të fitojmë trofe", deklaroi Mbape pas ndeshjes. qa/

Foto: Fejsbuk/Real Madrid

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR