• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbështetje për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase në Komisionin kuvendor për kulturë

Mbështetje për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase në Komisionin kuvendor për kulturë

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për kulturë sot e shqyrtoi Propozim ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase në lexim të parë dhe njëzëri vendosi se është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska e sqaroi Propozim ligjin, duke theksuar se me ligjin e ri do të zgjerohen sferat në të cilat detyrimisht përdoret gjuha standarde maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. 

Siç tha, do të zgjerohet shtrirja e lekturimit të detyrueshëm të teksteve të cilat publikohen: aktet e përgjithshme dhe të veçanta në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të njësive të vetqeverisjes lokale nga sfera e kulturës, arsimit dhe shkencës. 

Комисија за култура ФОТО/МИА
 

"Projektligji do të ofrojë bazë ligjore për miratimin e strategjisë kombëtare për gjuhën maqedonase. Si edhe deri më tani - edhe me këtë ligj, verifikimi i njohurive të nevojshme profesionale për lektor do të bëhet me dhënien e provimit për marrjen e licencës për lektor. Për të kryer mbikëqyrje inspektuese mbi zbatimin e ligjit, propozohet themelimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhës standarde maqedonase, organ në kuadër të Ministrisë së Kulturës në cilësinë e personit juridik", tha ministrja.

Deputetja Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE potencoi se një pjesë e madhe e vërejtjeve të cilat kishin të bënin me këtë Propozim ligj janë përfshirë, që e përmirëson cilësinë e vetë ligjit. Megjithatë, siç theksoi, ekziston nevoja për plotësime të caktuara për shkak të cilësisë së Ligjit. 

Комисија за култура ФОТО/МИА
 

Deputetja Zhaklina Llazarevska nga LSDM është e qëndrimit se bëhet fjalë për Propozim ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ekziston nevoja e miratimit të tij, sepse ekzistojnë shumë parregullsi gjatë përdorimit të gjuhës maqedonase në institucionet në shtet. 

Deputetja Velika Stojkova Serafimovska nga VMRO-DPMNE tha se kjo është zgjidhje më e mirë ligjore nga ajo që ishte ofruar në vitin 2019. Me versionin e fundit për këtë propozim zgjidhje ligjore, siç tha, është vërejtur se janë pranuar një numër i madh i vërejtjeve të tyre. 

Deputetja Daniella Hristova nga VMRO-DPMNE tha se është e nevojshme që të gjithë të bëjmë përpjekje të mëdha që ta ruajmë gjuhën maqedonase. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR