• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbështetje për palestinezët nga studentët dhe nxënësit në Athinë

Mbështetje për palestinezët nga studentët dhe nxënësit në Athinë

Athinë, 6 nëntor 2023 (MIA) - Për problemet në shkolla dhe në fakultete në Greqi, nxënësit dhe studentët sot mbajtën protesta në Athinë dhe në Selanik, ndërsa para Parlamentit grek shfaqën mbështetje dhe solidaritet për Palestinën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

 

Nxënësit dhe studentët marshuan nëpër rrugët e Athinës, derisa ndërkaq me nismë të tyre, së bashku me profesorët e tyre kanë bërë një listë, siç shpjegojnë për MIA-n, emrat e 8.500 viktimave në Palestinë, prej të cilëve rreth 4.000 fëmijë.

 

Listën e vendosën në rrugën para Parlamentit, publikuan një pankartë me mesazhin "Jini të qetë kur fëmijët flenë, e jo kur i vrasin" dhe ndezën pishtarë me ngjyrat e flamurit palestinez, ndërsa tym me ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të bardhë e mbushi hapësirën përreth Sheshit Sintagma.

 

Me një minutë heshtje bënë nderime për viktimat, pas çfarë vazhduan me protestën duke bërë thirrje "Liri për Palestinën".

 

Protestën e sotme, nxënësit dhe studentët e organizuan që t'i përsërisin kërkesat e tyre shumëvjeçare për plotësimin e vendeve të zbrazëta për shkak të mungesës së punonjësve arsimorë, për objekte më të mira dhe më të sigurta etj. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR