• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbështetje nga ministri Boçvarski për nismën për sekuestrim të Gerasimovskit

Mbështetje nga ministri Boçvarski për nismën për sekuestrim të Gerasimovskit

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka realizuar takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në të cilin ka prezantuar nismën për rregullimin, sekuestrimin dhe ripërdorimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

"Kjo nismë ka marrë mbështetje të plotë nga Këshilli drejtues i BNJVL-së, ndërsa të njëjtën javën e kaluar ia prezantova edhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, prej ku mora mështetje të padyshimtë. Në vend që të merremi me zhvillim të komunës, ne duhet të shembim objekte, për shembjen e të cilave komuna nuk ka mjaftushëm mjete. Qëllimi i kësaj nisme është që të intervenojë në dy ligje: Ligjin për veprim të objekteve ilegale dhe Ligjit për menaxhim me pronën e sekuesruar", ka theksuar kryetari Gerasimvoski, qëndron në komunikatën e Komunës së Qendër.    

Ministrit Boçvarski, ai ia ka prezantuar edhe situatën me zgjidhjen e objekteve ilegale në Shqipëri, sidomos në bregdet, për çka në këtë rast është formuar Trupi nacional - Inspektorati, me kompetenca për shembje dhe sekuestrim të objekteve të ndërtuara ilegalisht.

Sipas ministrit Boçvarski, theksohet në kumtesë, kyçe janë tre momente, gjegjësisht përforcimi i shërbimeve inspektuese, rritja e gjobave për ndërtim ilegal si dhe angazhimi i personave juridikë privat, të cilët do të veprojnë si inspetorë të jashtëm, nën marrëveshje me komunat.  

Gerasivski me ministrin Boçvarski kanë diskutuar edhe për nismën 70/30, me të cilën në Ligjin ekzistues për tokë ndërtimore nëse dikush disponon 30 për qind të tokës, që të mund ta riformojë parcelën me 70 për qind tjerat mb/

Foto: Komuna Qendër

QËNDRONI TË LIDHUR