• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbërriti grupi i ri i vullnetarëve amerikanë në Korpusin paqeruajtës

Mbërriti grupi i ri i vullnetarëve amerikanë në Korpusin paqeruajtës

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Në Maqedoninë e Veriut sot ka arritur grupi i ri i amerikanëve që do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata në vend.

Vullnetarët në aeroport u mirëpritën nga drejtoresha e Korpusit të Paqes në Maqedoninë e Veriut, Debora Koner së bashku me të punësuarit në këtë organizatë.

“Ky është grupi i 26-të i vullnetarëve që arritën në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është grupi i dytë që arriti pas evakuimit për shkak të pandemisë në vitin 2020. Nga viti në vit, numri i vullnetarëve rritet vazhdimisht. Kjo e tregon interesin e madh që ekziston tek Amerikanët që të shërbejnë në Maqedoninë e Veriut.” – deklaroi drejtoresha e Korpusit të Paqes në Maqedoninë e Veriut, Debora Koner.

Gjatë qëndrimit të tyre dyvjeçar në Maqedoninë e Veriut, ata do të punojnë si arsimtarë të gjuhës angleze nëpër shkolla, si dhe në fushën e zhvillimit të komunitetit në organizatat joqeveritare. Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare amerikane dhe programet e saja i zbaton në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Ky është grupi i 26-të me rradhë i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në qytete dhe fshatra në Maqedoninë e Veriut. Vullnetarët do t’i mësojnë gjuhët lokale si dhe do të njihen me kulturën maqedonase, kurse shërbimin do ta fillojnë në dhjetor 2023. Që nga viti 1996 në Maqedoninë e Veriut si vullnetarë kanë shërbyer mbi 800 shtetas amerikan. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR