Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta
- Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS nga sonte në mesnatë rritet për 1,208 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht me 0.52 për qind.
Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS nga sonte në mesnatë rritet për 1,208 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht me 0.52 për qind.
Çmimi i ri me pakicë e Mazutit M-1 NS do të jetë 47.928 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 82,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 85, EURODIZEL (D-E V) për 76,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 75 denarë për litër.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 1,061 për qind për benzinën, 0,419 për qind për naftën, për vajin ekstra të lehtë 0,4 për qind dhe mazuti për 3,489 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të të cilit janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,008 për qind. qa/
Foto: arkivi i MIA-s