• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mashtrohet tetovari, përmes internetit ka paguar 21 mijë euro për mallra që nuk i kanë arritur

Mashtrohet tetovari, përmes internetit ka paguar 21 mijë euro për mallra që nuk i kanë arritur

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - SPB Tetovë informoi se një banor i rajonit të Tetovës ka paraqitur mashtrimin për të cilin i ka dhënë para një ndërmarrjeje të huaj për furnizim të mallrave, e më pas ka zbuluar se është mashtruar pas informatës nga shërbimet gjermane. Ai kishte porositur përmes internetit.

"Më 23.04.2024 në orën 11:30 në SPB Tetovë, B.F.(29) nga rajoni i Tetovës, pronar i personit juridik, ka paraqitur se prej 23.04.2024 deri në ditën e paraqitjes ka qenë i mashtruar nga një ndërmarrje e huaj për shithe dhe një kompani transporti. Sipas paraqitjes, ai përmes internetit ka porositur mallra për nevojat e ndërmarrjes së tij, për të cilën përmes transaksioneve bankare disa herë ka paguar rreth 21 mijë euro, por më 17.04.2024 nga kompania për transport e kanë njoftuar se porosia është bllokuar në Gjermani. Siç është paraqitur, B.F. ka kontaktuar shërbimin kompetent në Gjermani, prej ku i është thënë se tek ata nuk ka pasur regjistrim të mallrave të tilla, pas çka ka kuptuar se është mashtruar", informoi SPB Tetovë.

Policia e Tetovës po punon në ndriçimin e rastit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR