• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mashtrohet një shkupjan, i ka dhënë 50.000 denarë një personit i cili është paraqitur rrejshëm se punon në MPB

Mashtrohet një shkupjan, i ka dhënë 50.000 denarë një personit i cili është paraqitur rrejshëm se punon në MPB

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Një tetëdhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi dje në SPB-Shkup ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 50.000 denarë.

Siç kumtoi sot MPB-ja, sipas denoncimit, mashtrimi ka ndodhur më 1 nëntor 2024, kur persona është paraqitur si punëtor në MPB dhe i ka thënë se do ta ndihmojë ta shërojë djalin e tij, ndërsa më pas edhe ta punësojë, për çka edhe ia ka kërkuar paratë.

I dëmtuari pasi ia ka dhënë paratë, ka vërejtur se telefoni i personit nuk ishte në dispozicion, pas së cilës e ka kuptuar se është mashtruar. 

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. ls/

Foto. Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR