• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mashtrime të reja përmes pajisjesve për fishing të kodeve për autorizim për marrje të llogarive pagesore të qytetarëve

Mashtrime të reja përmes pajisjesve për fishing të kodeve për autorizim për marrje të llogarive pagesore të qytetarëve

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Banka Popullore paralajmëron për skemë të mënyrës së re dhe shumë të rrezikshme të "fishing", ku me futjen e të dhënave nga kartela pagesore dhe kod OTP të dorëzuar për autorizim, merren llogaritë pagesore të klientëve nga ana e mashtruesve dhe ju bën thirrje qytetarëve për kujdes më të madh. 

Nga Banka Popullore sqarojnë se qytetarëve u kishin mbërritur porosi fishing (SMS, e-mail), në të cilën theksohet urgjenca e pagesës, dërgesa e pakos dhe të ngjashme dhe jepet lidhje në të cilën duhet të paguhet.

Nga Banka shtojnë se i mashtruari është ridrejtuar drejt ueb-faqes "dashakeqe", në të cilën vendos emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin serik të kartelës, datën e vlefshmërisë dhe kodin CVV nga kartela. Mashtruesi i shfrytëzon këto informacione për fillim të procedurës për hapjen e portofolit Google Pay.

"Me fillimin e procedurës së mashtruesit për hapjen e portofolit Google Pay, Banka i dërgon të mashtruarit një kod autentikimi OTP që është i destinuar për digjitalizimin e një karte pagese, të cilën mashtruesi, duke menduar se duhet të kryejë transaksionin e pagesës, e vendos në faqen e internetit 'dashakeqe'. Me kodin e marrë OTP, mashtruesi kryen regjistrimin në Google Pay dhe që atëherë disponon me llogarinë e personit të mashtruar", thuhet në njoftimin e Bankës Popullore në Fejsbuk.

Nga Banka Popullore kërkojnë që qytetarët të informohen dhe të jenë të kujdesshëm për ekzistim të mashtrimeve, përmes "fishing", si dhe rregullisht t'i ndjekin udhëzimet dhe informacionet e dorëzuara nga bankat.

"Me kujdes lexoni tekstin për qëllimin e kodit OTP i cili u është dorëzuar. Nëse kodi OTP është dorëzuar me qëllim që të bëhet digjitalizim i kartelës suaj pagesore, ndërsa ju këtë nuk e keni kërkuar, ndërpreni aktivitetin dhe menjëherë kontaktojeni bankën", thonë nga banka.

Shtojnë se qytetarët duhet të rregullojnë kufijtë e pagesave me kartelat e tyre pagesore në bazë të nevojës së tyre të zakonshme dhe rregullisht t'i ndjekin llogaritë për aktivitete të dyshimta. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Bankës Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR