• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MASH-i përmes debatit të gjerë do ta ndryshojë konceptin për arsimin inkluziv

MASH-i përmes debatit të gjerë do ta ndryshojë konceptin për arsimin inkluziv

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Minsitria e Arsimit dhe Shkencës përmes debatit të gjerë me prëfhsirje të prindërve, mësimdhënësve, praktikantëve dhe profesionistëve do t'i qaset ndryshimeve në arsimin inkluziv të fëmijëve me nevoja të posaçme në arsim. Sipas ministres, Vesna Janevska, bëhet fjalë për temë komplekse dhe mjaft delikate e cila do të jetë në fokusin e MASH-it.

Nga thëniet e prindërve dhe mësimdhënësve, tha ajo, koncepti it anishëm i inkluzivitetit të plotë të këtyre fëmijëve në mësimin e rregullt tek ne është i pasuksesshëm dhe ka ankesa nga prindër të cilët konsiderojnë se në këtë mënyrë fëmijët e tyre janë plotësisht të diskriminuar.

Avancimi i arsimit gjithëpërfshirës është përcaktim programor i Qeverisë së re, ndërsa personalisht do të angazhohem që fëmijët me nevoja ndryshe arsimore të mos identifikohen me diagnozën e tyre, por me potencialet të cilat i kanë zhvilluar me ndihmën e arsimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në fjalimin e saj në ngjarjen “Biseda për barazi” të cilën e organizoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Министерството за образование и наука и Бирото за развој на образованието ќе утврдат по кои учебници ќе учат седмоодделенците во претстојната учебна година бидејќи до 1 септември не ќе може д

Arsimi gjithëpërfshirës është sfidë serioze, shumëllojësh, e cila kërkon punë të përkushtuar në ekip, ndërsa para së gjithashë perceptim të plotë në çfarë gjendje është për momentin, theksoi ministrja Janevska, duke theksuar se MASH pasataj do të sjellë zgjidhje konkrete, për të cilat publiku do të jetë transparent dhe i njoftuar në kohë.

“Në këtë proces, partneri ynë i parë do të jenë prindërit, të cilët gjatë periudhës së kaluar, në çdo rast, theksuan qartë se nga vendi nuk presin keqardhje, por mbështetje konkrete për të siguruar përparimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet të vazhdojnë politikat të cilat nga arsimi në vend të mundësive, kanë bërë pengesë për përparimin e këtyre fëmijëve. Prandaj do t'i përfshijmë edhe praktikantët-mësimdhënësit, shërbimet profesionale, asistentët arsimorë, kemi institute të specializuara, të gjithë së bashku mund të ndërtojmë arsim cilësor gjithëpërfshirës”, tha ministrja.

Gjatë fjalimit të saj për asistentët arsimorë, Janevska paralajmëroi rritje të numrit të tyre, si dhe përmirësime në arsimin e mesëm për nxënësit me aftësi ndryshe. Për nxënësit me nevoja komplekse, arsimi i mesëm do t'u mundësojë të zhvillojnë shkathtlsitë e jetës dhe të aftësohen për punë konform aftësive dhe afiniteteve të tyre.

Me qëllim që të rrisim gjithpërfshirjn tek një kategorie tjetër vulnerabël – fëmijëve romë, për ta do të vazhdojmë dhe do ta rrisim mbështetjen, kështu që të sigurojmë numër më të madh të ndërmjetësuesve arsimorë si dhe bursa studentore”, u shpreh ministrja Janevska.

Duke iu referuar nevojës për kulturë më gjithëpërfshirëse në shoqëri në tërësi, Janevska theksoi se ky është proces për të cilën nevojitet kohë

"Prandaj Ju ftoj edhe juve si Komision, si dhe të gjithë ata të cilët duan të shohin ndryshime pozitive, të bëhen pjesë e tyre, të investojnë në ndryshimet të cilat duan t'i shohin”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, duke shtuar se Ministria dhe ajo personalisht me këmbëngulje do të punojmë për dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe personave me nevoja ndryshe.

Nga KPMD presin se me MASH-in do ta përmirësojnë bashkëpunimin, i cili deri më tani, siç tha kryetari i Komisionit, Igor Jadrovski, "nuk është në nivel të pëlqyeshëm", duk cekur se arsimi është një prej sferave kyçe strategjike dhe se vetëm përmes arsimit inkluziv dhe cilësor mund të parandalohet krijimi i stereotipeve dhe paragjykimeve nga mosha më e hershme dhe të punohet në ndërtimin e një shoqërore të barabartë dhe të drejtë, të liruar nga diskriminimi. ab/

Foto: МIА / МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR