• e enjte, 26 dhjetor 2024

MASH-i do t'i propozojë Qeverisë vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë nga disa rrjete sociale si TikToku

MASH-i do t'i propozojë Qeverisë vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë nga disa rrjete sociale si TikToku

Shkup, 6 maj 2023 (MIA) - Duke marrë parasysh zhvillimet në Serbinë fqinje dhe me qëllim të zvogëlimit të të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve në mjedisin shkollor, do t'i propozoj Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe autoriteteve të sigurisë një vlerësim urgjent të situatës dhe rreziqeve të sigurisë, të cilat në masë të madhe ushqehen nga disa rrjete sociale, si TikTok, informon ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një kumtese.

Duke pasur parasysh se ato nuk duhet të përdoren në mjedise shkollore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë po harton protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe arsimtarëve, me qëllim të minimizimit të rreziqeve, kurse përdorimi i tyre duhet të kufizohet ose të pamundësohet plotësisht.

"Ftoj të gjithë mësuesit, por edhe prindërit, në një dialog më të hapur, duke kapërcyer tronditjen dhe mosbesimin, nxitjen e mirëkuptimit dhe perceptimeve pozitive, për të ndihmuar fëmijën e tyre, por edhe fëmijët përreth nesh, sepse ato janë kategoria më e rrezikuar për momentin", thekson Shaqiri.

Tashmë në konsultim me komunitetin e ekspertëve nga disa institucione dhe fakultete, do të forcohen më tej programet parandaluese për luftën kundër bullizmit, promovimi i mosdhunës dhe dialogut, si elementë kyç për edukimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR