• e premte, 27 dhjetor 2024

MASH: Urime 5 Tetori - Dita botërore e mësuesit

MASH: Urime 5 Tetori - Dita botërore e mësuesit

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua uroi 5 Tetorin të gjithë punonjësve të arsimit në Maqedoni të Veriut, duke iu dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vitin rrjedhës 2024-2025.

"Pa dyshim, e keni rolin më të rëndësishëm në sistemin edukativ - arsimor. Duke e bartur dijen tek të rinjtë, krijoni gjenerata të reja të pjesëmarr[sve dhe prijësve të proceseve shoqërore. Ju e krijoni të ardhmen e shtetit dhe nevojitet mbështetje më e madhe shtetërore dhe e përgjithshme shoqërore dhe respekt ndaj Jush dhe veprimtarisë arsimore", ceket në kumtesën e MASH-it.

Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e re, siç thonë nga MASH-i, kanë pritje të mëdha nga Ju, por edhe do ta shprëblejnë mundin e dhënë. Plani shumëvjeçar për ngritjen e dinjitetit të profesionit mësimdhënës dhe përmirësimi i shoqërisë - statusi ekonomik i mësimdhënësve, parasheh veprim nga disa aspekte.

"Do të kujdesemi për përmirësim të kushteve për punë, për zhvillim të vazhdueshëm të karrierës dhe profesional përmes trajnimeve nëga interesi i profilit të mësimdhënësit. Çlirim nga presionet dhe ndikimet ndaj punës dhe më së shumti ndaj vlerësimit të arritjeve të nxënësve, ndërkaq do të sigurojmë rritje të vazhdueshme dhe të vërtetë të rrogave", shtohet në kumtesë.

Nga MASH porosisin që mësimdhënësit të jenë të qetë, sepse prej tnai Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të jetë për ta partnere e besueshme dhe për këtë do të binden në kohën që vjen. Ndërkaq ajo që e kërkojmë është vetëm sa më mirë që munden ta bëjnë punën e vet dhe fëmijëve tua japin pasurinë mët ë madhe dhe të përhershme në jetë - dijen. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR