MASH: Përmes forcimit të arsimit të romëve - forcojmë fuqinë e komunitetit dhe rolin e tij shoqëror
- Me forcimin e arsimit të romëve, forcojmë fuqinë e komunitetit dhe, me këtë, edhe rolin e tij shoqëror. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e fokusuar fuqishëm në zbatimin e dispozitave të Strategjisë për Gjithëpërfshirjen e Romëve, të cilat janë në kompetencën tonë institucionale, me qëllim sigurimin e arsimi më cilësor dhe kontributin në barazinë shoqërore dhe drejtësinë sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 15:23, 4 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026 (MIA)- Me forcimin e arsimit të romëve, forcojmë fuqinë e komunitetit dhe, me këtë, edhe rolin e tij shoqëror. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e fokusuar fuqishëm në zbatimin e dispozitave të Strategjisë për Gjithëpërfshirjen e Romëve, të cilat janë në kompetencën tonë institucionale, me qëllim sigurimin e arsimi më cilësor dhe kontributin në barazinë shoqërore dhe drejtësinë sociale.
Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska , në prezantimin e Draft-raportit për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022–2030, i cili u mbajt sot në Qeveri.
Ivanovska theksoi se gjatë periudhës së kaluar, Ministria ka bërë përpjekje serioze për të rritur përfshirjen e nxënësve romë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, për të zvogëluar shkallën e braktisjes, për të rritur normën e mbajtjes dhe tranzicionit nga një nivel arsimor në tjetrin, dhe për të krijuar mjedis shkollor më gjithëpërfshirës.
„ Përmes rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare në formë bursash, kemi arritur në një numër prej 1200 bursa për nxënës të shkollave të mesme dhe 150 për studentë romë në nivel vjetor. Mbështetje tjetër është fakti që nxënësit romë të shkollave të mesme mund të regjistrohen në degën e dëshiruar edhe nëse kanë deri në 10% më pak pikë se ato të parashikuara në konkursin për regjistrim në arsimin e mesëm”, theksoi Ivanovska, duke shtuar se tutorimi është tashmë i rregulluar me ligj dhe se numri i medijatorëve arsimorë romë në arsimin fillor është rritur në 50, ndërsa për herë të parë këtë vit janë angazhuar edhe 35 medijatorë në shkollat e mesme.
Disa institucione gjithashtu punuan në forcimin e sistemit të arsimit joformal, i cili imponon konceptin e të mësuarit të përjetshëm si formulë për sukses të vazhdueshëm, dhe që u pranua nga një numër i madh qytetarësh të komunitetit rom, duke i bërë ata të dukshëm dhe konkurrues në tregun e punës.
Sekretarja shtetërore u shpreh se janë zgjidhur gjithashtu disa raste që ishin trajtuar si përpjekje për diskriminim dhe segregim të nxënësve romë, ndërsa përmes qasjes së koordinuar po
përforcohet vetëdija për pasojat negative të këtyre veprimeve, si dhe për përfitimet pozitive nga ndërtimi i unitetit dhe jetesa e përbashkët.
„ Raporti për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë për Gjithëpërfshirjen e Romëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të na ndihmojë të vlerësojmë objektivisht arritjet, të identifikojmë sfidat dhe të drejtojmë aktivitetet e ardhshme bazuar në dëshmi dhe rekomandime.Do të thoja se ai është mjet i mirë për përmirësimin e politikave gjithëpërfshirëse, për avancimin e koordinimit ndërmjet institucioneve, për mbështetje më të madhe ndërkombëtare dhe për vullnet politik edhe më të fortë për zhvillimin e zgjidhjeve të reja të qëndrueshme për integrimin e romëve në të gjitha segmentet shoqërore,” shtoi Ivanovska.
Në ngjarje fjalën e mbajtën disa ministra të tjerë, ambasadori i Suedisë Ola Solstrom, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave qytetare.
Foto: MASH