• e enjte, 26 dhjetor 2024

MASH: Nxënësit do t'i kenë të gjitha tekstet para fillimit të vitit të ri shkollor

MASH: Nxënësit do t'i kenë të gjitha tekstet para fillimit të vitit të ri shkollor

 Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë. 

"Çështjen e teksteve të reja shkollore e zgjidhëm në mënyrë sistematike dhe afatgjate. Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, përkatësisht në procesin edukativo-arsimor", porosisin nga MASH-i.

 Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR