• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MASH: Në 40 shkolla janë përmirësuar kushtet sanitare - higjienike dhe qasja për nxënësit me vështirësi

MASH: Në 40 shkolla janë përmirësuar kushtet sanitare - higjienike dhe qasja për nxënësit me vështirësi

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në 40 shkolla, ku gjatë periudhës së verës është punuar për përmirësimin e kushteve sanitare-higjienike dhe aksesueshmërisë për nxënësit dhe personat me vështirësi.

Sipas MASH, në pjesën më të madhe të objekteve ku ishin përfshirë, u ndërtuan rampa hyrëse dhe u përshtatën tualetet për nxënësit me nevoja të veçanta. Diku, megjithatë, u rikonstruktuan tualetet ekzistuese, dyshemetë dhe në përgjithësi hapsirat e brendshme të ambienteve, përfshirë edhe klasat.

"Këto shkolla janë pjesë e planit më të gjerë për avansimin e kushteve për ndjekjen e mësimdhëniesë dhe për përmirësimin e aksesueshmërisë në gjithsej 118 objekte shkollore, për të cilët është siguruar buxhet në kuadër të projektit për avansimin e arsimit fillor, e cila financohet me mjete nga Banka Botërore", njoftoi Ministria. 

Paralajmëron se aktivitetet deri në realizimin e plotë të planit të investimeve do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm kalendarik, me përfshirje të barabartë të shkollave nga të gjithë komunat në vend.

"Përmirësimi i kushteve infrastrukturore, së bashku me zëvendësimin e programeve mësimore dhe prokurimin e teksteve shkollore të reja, si dhe ngritjën e motivimit të mësimdhënësve për punë përmes të ardhurave më të larta personale dhe mundësive për zhvillim profesional dhe në karrierë, janë pjesë e strategjiesë më të madhe të MASH-it për avansiminë e cilësisë në arsimin fillor dhe arsimin e mesëm, të miratuar përmes debatit më të gjerë publik dhe me pëlqimin e të gjithë aktorëve të interesuar", thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës. fc/

Fotografia: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR