• e enjte, 26 dhjetor 2024

MASH ka shpallur konkurs për libra shkollorë për klasën e shtatë, të cilat do të përdoren nga viti i ri shkollor

MASH ka shpallur konkurs për libra shkollorë për klasën e shtatë, të cilat do të përdoren nga viti i ri shkollor

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi pedagogjik sot ka shpallur Konkurs për libra shkollorë për lëndet mësimore për klasën e shtatë, të cilat do të përdoren nga viti i ri shkollor 2024/2025.

Sipas konkursit të publikuar, MASH pret oferta për botim nga një libër për nxënësit e klasës së shtatë për lëndët mësimore: Gjuha maqedonase, Gjuha shqipe, Gjuha serbe, Gjuha turke, Gjuha boshnjake, Matematika, Shkenca natyrore, Histori dhe Shoqëri dhe Gjuhë shqipe (lëndë zgjedhore) për klasën e VII dhe Ggjuhl shqipe (gjuhl e komunitetit) për klasën e V.

Kompensimi për bartjen e të drejtës së autorit material për secilin nga tekstet shkollore është në vlerë neto prej 327.510 denarëve. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë autorët që plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

Në konkursin e publikuar, tregohen kushtet dhe mënyra e pjesëmarrjes, kriteret për përzgjedhjen e autorëve që do të aplikojnë dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet. Afati i fundit për dorëshkrimet e teksteve është 15 janari i vitit 2024.

Бирото за развој на образованието (БРО) го испочитувало рокот даден од министерот за образование и наука Јетон Шаќири - новите наставни програми за седмо одделение да бидат готови до крајот н

Byroja për zhvillim të arsimit dhe shkencës (BZHA) javën e kaluar ka dorëzuar në MASH planin mësimor për klasën e shtatë sipas Konceptit për arsimin bazë, i cili zbatohet me faza dhe ministri Jeton Shaqiri njoftoi se procedura për përgatitjen e teksteve do të nisë këto ditë me publikimin e thirrjeve për autorë.

Meqenëse programet e reja mësimore janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shlencës shumë më herët se programet mësimore të klasës së gjashtë (në mars të viit 2023), për shkak se tekstet janë vonuar këtë vit, ministri pardje tha se tani do të ketë një kohë të gjatë periudhë të mjaftueshme që tekstet për nxënësit e klasës së shtatë në vitin e ardhshëm shkollor të prodhohen dhe shpërndahen në kohë.

“Në periudhën e kaluar kemi pasur probleme, por duam të dëshmojmë se me thirrjet me kohë për autorë do të kemi një periudhë të gjatë për prodhimin dhe shtypjen e teksteve për vitin e ardhshëm shkollor, tha pardje Shaqiri. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR