• e enjte, 26 dhjetor 2024

MASH: Janë paguar bursat studetore përfundimisht me muajin mars

MASH: Janë paguar bursat studetore përfundimisht me muajin mars

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se ka bërë pagesën e mjeteve në bazë të bursave studentore, me ç’rast të gjithë shfyrtëzuesit e vjetër dhe të rinj të bursave morrën mjetet për vitin aktual akademik, përfundimisht me muajin mars.

"Në ndërkohë, është paguar edhe kësti i dytë për të gjithë studentët të cilat kanë nënshkruar aneks gjatë marrëveshjes së bursave dhe në kohë kanë dorëzuar marrëveshje për shfrytëzimin e vlerës së rritur të bursës. Me këtë pagesë kompensohet diferenca ndërmjet shumës së vjetër dhe asaj të re të rritur të bursës të cilën e shfrytëzojnë, për pesë muaj", informoi MASH.

Ministria njoftoi se pagesa e mjeteve po realizohet në etapa për subvencionimin e shpenzimeve të udhëtimit për të gjithë studentët të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre dhe e kanë ushtruar të drejtën e përdorimit të kësaj mase anti krize, e cila parasheh kompensim mujor deri në 1200 denarë për një periudhë në kohëzgjatje prej shtatë muajve.

"MASH kujdeset për studentët dhe avancon standardin e studentëve. Me pagesat e rregullta të të drejtave financiare, të rinjtë marrin mbështetje të madhe dhe kanë një shqetësim më pak gjatë procesit arsimor", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. bsh/

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR