• e shtunë, 23 nëntor 2024

MASH do të analizojë se në cilat shkolla ka kushte për mësim me një ndërrim, planifikohet që kopshtet në të ardhmen të jenë në kompetenca të saja

MASH do të analizojë se në cilat shkolla ka kushte për mësim me një ndërrim, planifikohet që kopshtet në të ardhmen të jenë në kompetenca të saja

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA)- Qeveria e re do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të reduktuar pritjen për regjistrim në kopshtet për fëmijë. Në bisedën për Radio MOF, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska theksoi se kopshtet private janë një nga zgjidhjet e këtij problemi.

“Në kopshte ose është problematikë numri i lartë i fëmijëve që kujdesen ose nuk ka fare kopshte. Tashmë jemi dëshmitarë se vetëqeverisjet lokale kanë filluar ta zgjidhin këtë problem. Plani i Qeverisë së re është që arsimi parashkollor, në të ardhmen, të hyjë në sistemin arsimor nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të punojë për të siguruar kushte që më shumë fëmijë të ndjekin kopshtet, si dhe në përshtatje të programeve për veprimtaritë edukative - arsimore në kopshte. Kopshtet private janë një nga zgjidhjet e problemit të pritjes për regjistrim, nuk besoj se do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarëve, por pres që të ulin presionin në kopshtet shtetërore”, tha Janevska.

Në lidhje me mësimin e paralajmëruar në një ndërrim në nivel të të gjithë vendit, ministrja Janevska sqaroi se kjo është përcaktim programor i VMRO DPMNE-së, dhe se ka të bëjë me arsimin fillor dhe të mesëm dhe se pason periudhë e ndërtimit të kushteve që të mund të realizohet.

“Disa shkolla mund ta realizojnë edhe tani, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndërrime. Aktualisht në Ministri bëhet analizë, pas së cilës, aty ku ka kushte, do të kërkojmë që ato shkolla të punojnë vetëm me një ndërrim. Kjo është domethënëse jo vetëm sepse është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar në mëngjes, por edhe sepse mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë mësimore dhe jashtë mësimore. Kjo praktikë në mbar botën është dëshmuar të jetë shumë e dobishme. Në marrëveshje me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, e cila ka hartuar programe mësimore për lëndët e shumta zgjedhore, ato do t'u ofrohen shkollave”, tha ministrja.

Ajo shpjegoi se mësimdhënësit mund ta përdorin lirinë në procesin mësimor dhe duke aplikuar metoda të ndryshme, mjete didaktike etj., t'i realizojnë aktivitetet mësimore dhe jashtë mësimore, me qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit.

Foto: arkivi i MIA-s/ MASH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR